LAJMI I FUNDIT:

Rrënimi i Teatrit Kombëtar në Tiranë: Rezistencë, protesta dhe reagime

Rrënimi i Teatrit Kombëtar në Tiranë: Rezistencë, protesta dhe reagime

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur dhe shembja e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë. Tensionet kanë vijuar për orë të tëra ndërsa mësohet se disa dhjetëra persona, mes tyre artistë të ndryshëm që kundërshtojnë prej disa vitesh projektin për prishjen e Teatrit, shkruan Telegrafi.

Rrënohet objekti i Teatrit Kombëtar në Tiranë
Lexo po ashtu Rrënohet objekti i Teatrit Kombëtar në Tiranë

Lidhur me këtë rrënim, kanë ardhur edhe reagimet e nga politika.


Presidenti Ilir Meta, thotë se urdhëri për rrënim është bërë nga mafia.

“Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Evropës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri”, shkruan Meta në Facebook, përcjell Telegrafi.

Meta: Mafia urdhëroi shkatërrimin e Teatrit Kombëtar
Lexo po ashtu Meta: Mafia urdhëroi shkatërrimin e Teatrit Kombëtar

Kurse, kreu i opozitës, Lulzim Basha, me anë të një shkrimi në Facebook thotë se kryeministri Edi Rama me shembjen e paligjshme të Teatrit po pastron paratë e pista të klientëve të tij.

“Me shembjen e paligjshme të TK për të pastruar paratë e pista të klientëve të tij, Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë sonë. Dhuna ndaj qytetarëve dhe gazetarëve është e papranueshme. Aktivistët, artistët, opozitarët e arrestuar duhet të lirohen menjëherë! Rama është varrmihësi i paqes sociale në vend, varrmihësi i ekonomisë së shqiptarëve, hajduti i pronave publike dhe një kriminel ordiner që ka shkelur dhe uzurpuar çdo pushtet. Pa shporrur atë, në këtë vend nuk do ketë as ligj, as demokraci, as zhvillim dhe as mirëqenie për njerëzit”, tha Basha, përcjell Telegrafi.

Basha: Me shembjen e paligjshme të Teatrit, Rama po pastron paratë e pista të klientëve të tij
Lexo po ashtu Basha: Me shembjen e paligjshme të Teatrit, Rama po pastron paratë e pista të klientëve të tij

Pas shembjes së Teatrit, u prononcua kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mos e njohin më shtetin e Edi Ramës. Rama e tregoi që është një anti-shqiptar. Veliaj dhe Rama sot kanë shkatërruar historinë. Unë lutem për shpirtin e Edi Ramës pasi aty ku Rama mendon se do të hidhen themelet e kullave, aty do të jetë varri i Edi Ramës”, tha Kryemadhi, përcjell Telegrafi.

Shembja e Teatrit Kombëtar, Kryemadhi: U bëj thirrje qytetarëve të mos e njohin shtetin e Edi Ramës
Lexo po ashtu Shembja e Teatrit Kombëtar, Kryemadhi: U bëj thirrje qytetarëve të mos e njohin shtetin e Edi Ramës

Por, kryeministri Rama me anë të një video të publikuar në Facebook, thotë se ata që protestonin për ruajtjen e godinës nuk e duan zhvillimin e kryeqytetit.

Sipas Ramës, protestuesit janë të njëjtën persona që kanë protestuar edhe për projekte të tjera madhore.

Shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë, reagon kryeministri Edi Rama
Lexo po ashtu Shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë, reagon kryeministri Edi Rama

Po ashtu, delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në reagim në Twitter thuhet se prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkua dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm.

“Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.

Shembja e Teatrit, delegacioni i BE-së në Tiranë: Palët të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës
Lexo po ashtu Shembja e Teatrit, delegacioni i BE-së në Tiranë: Palët të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës

Pasqyrimin e kësaj ngjarje e kanë dhënë edhe mediet botërore.

The Washington Post, shkruan se protestuesit u përleshen me policinë dhe se pozita bën thirrje për rrëzimin e qeverisë.

The Washington Post shkruan prishjen e Teatrit: Protestuesit përleshen me policinë, opozita bën thirrje për rrëzimin e qeverisë
Lexo po ashtu The Washington Post shkruan prishjen e Teatrit: Protestuesit përleshen me policinë, opozita bën thirrje për rrëzimin e qeverisë

“Polica largoi nga ndërtesa një grup artistësh dhe disa drejtues të opozitës mëngjesin e së dielës përpara se makineri të rënda të nisnin shembjen e saj. Vendimi i qeverisë për shkatërrimin e Teatrit të vjetër Kombëtar, të ndërtuar nga italianët kur ata pushtuan Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, u kundërshtua nga artistë dhe të tjerë që kërkonin rinovimin e tij. Kreu Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, i bëri thirrje qytetarëve të rrëzonin qeverinë për shkatërrimin e Teatrit”, shkruan prestigjiozja amerikane. /Telegrafi/