Kthimi i ushqimit nga lukthi në ezofag shkakton vështirësi: Ndërroni regjimin e ushqimit. Kjo dietë do t’ju ndihmojë
Refluksi gastroezofageal është i lidhur me zgjedhjen e menysë dhe sasisë së ushqimit të cilin e konsumojmë
Faktorët e rrezikut për shfaqjen e këtij problemi janë mbipesha dhe grumbullimi i indit dhjamor në abdomen, për të cilin duhet pasur kujdes për peshën trupore dhe ushqimin e shëndetshëm.
Vëllimi i muskujve fillon të dobësohet kur konsumojmë ushqim të fërguar dhe pikant, por është vërejtur efekt i ngjashëm pas konsumimit të domates dhe produkteve të saj, specave dhe lëngut të portokallit.
Në listën e artikujve të cilët duhet shmangur janë çokollata dhe pijet alkoolike, transmeton Telegrafi.
Është vërejtur që pas pirjes prej dy deri në tri decilitra verë katër persona nga dhjetë prej tyre kanë simptoma refluksi, derisa pas pirjes së birrës dy deri në dhjetë persona kanë simptomat e përmendur më sipër.
Vështirësi të tilla shfaqen edhe tek ata të cilët pinë kafe dhe pije alkoolike, si edhe pas ushqimit i cili përmban qepë apo qepë të kuqe.
Regjimi i ushqimit te personat të cilët kanë problem me refleksin gastroezofageal përfshin edhe kafjallin i cili përbëhet nga muesli me jogurt, çaj, derisa një orë pas kafjalli duhet ngrënë nga 150 deri në 200 gramë pemë.
E hënë
Dreka: Kastravecë me ajkë të thartë (150 g), mish pule i marinuar (100 g), pure gështenje, çaj të gjelbër.
Darka: Kallamar në prush (100 g), perime kineze në salcë kërpudhash (100 g), bukë thekre (80 g), kajsi, një gotë qumësht soje.
E martë
Dreka: Bizele dhe artiçokë (80 g) me mish të bluar gjeldeti (70 g), karotë e grirë në rende me panxhar të kuq (150 g), çaj bliri.
Darka: Patëllxhan të pjekur me djathë (150 g), sallatë e gjelbër, bukë thekre (80 g), kifle me vanilje, çaj hithrash.
E mërkurë
Dreka: Sallatë me oriz, mish gjeldeti dhe ananas (250 g), karfiol (80 g), puding vaniljeje, kefir.
Darka: Fjolla soje (150 g), kungullesha të pjekura (100 g), djathë të freskët (50 g), sallatë nga mugulli i grurit (70 g), bukë misri (50 g), çaj mente.
E enjte
Dreka: Pite me fara kungulli dhe djathë (100 g), bishtajore të ziera në avull (70 g), një grusht bajame, ujë mineral.
Darka: Mish gjeldeti në prush (150 g) me përzierje perimesh (100 g), bukë elbi (50 g), pije e ftohur nga banania.
E premte
Dreka: Supë perimesh (70 g), kërpudha në prush (200 g), oriz integral (40 g), portokall, limonadë.
Darka: Peshk i pjekur në furrë (150 g), patate të ziera në avull me lëvore (50 g), bukë integrale (50 g), komposto vishnjash, çaj mali.
E shtunë
Dreka: Supë me alga dhe tofu (150 g), shpargull të zier në avull me xhenxhefil të grirë në rende (150 g), një fetë buke integrale.
Darka: Musaka me patëllxhanë (150 g), sallatë e gjelbër, bukë thekre (80 g), çaj bliri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje