LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetarja e LVV-së: Thaçi po luan rolin e hetuesit, prokurorit dhe gjyqtarit, por Qeveria Kurti 2 po vjen

Nënkryetarja e LVV-së: Thaçi po luan rolin e hetuesit, prokurorit dhe gjyqtarit, por Qeveria Kurti 2 po vjen

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, ka reaguar pas akuzave të presidentit, Hashim Thaçi drejtuar Qeverisë Kurti.

Mulhaxha-Kollçaku përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka thënë se presidenti po luan me dëshirë rolin e hetuesit, prokurorit dhe gjyqtarit, transmeton Telegrafi.

“Do të ishte e pabesueshme sikur të mos ishte e vërtetë. Një President në rolin e hetuesit, prokurorit dhe gjyqtarit. Të gjitha këto role po i luan me dëshirë, përveç atij të një Presidenti unifikues dhe përfaqësues. Me moton ‘Përçaj dhe sundo’ po mirëmbahet ende me sukses në pushtet nga ata që nuk shohin përtej hundës së tyre”, thotë ajo.


Më tej, nënkryetarja e LVV-së ka thënë se Qeveria Kurti 2 do të vjen së shpejti.

“President, nuk ka grup. Ka një Qeveri në detyrë me qindra mijëra mbështetës. E së shpejti vjen edhe Qeveria Kurti 2”, vijon shkrimi i saj.

Ndryshe, dje presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti kanë shkëmbyer akuza të ashpra njëri me tjetrin.

Presidenti Thaçi ka thënë se kryeministri Kurti është përgjegjës për vetëvrasjen e 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve, dhe se karantinimi në këtë qendër po bëhet në mënyrë selektive, ndërsa pas këtyre akuzave, Kurti ka thënë se Thaçi është ‘idhnak’ dhe se po përzihet në çdo dikaster./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori