Pas deklarimeve të kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani rreth çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe spastrimit të heshtur etnik të organizuar nga shteti serb, kanë ardhur reagimet e para nga Serbia.
Siç kishte deklaruar Osmani, rreth 60 kilometra në veri-lindje të Prishtinës, shtrihet komuna e Medvegjës.
Sipas Osmanit, kjo komunë, në regjistrimin e vitit 2011 numëronte 7438 banorë dhe tani, ndonëse pa statistika zyrtare, supozohet se në Medvegjë janë të regjistruar afërsisht vetëm 600 shqiptarë.
“Ky reduktim sistematik i popullsisë shqiptare në Medvegjë nuk është i rastësishëm. Privimi nga edukimi e punësimi, cenimi i të drejtave në gjuhë e përfaqësim si dhe shtypja e vazhdueshme e regjimit serb kundrejt shqiptarëve në ato lokalitete ka ndikuar në dyndje të popullsisë shqiptare, për të kërkuar kushte më të mira për familjet e tyre”, kishte shkruar Osmani në Facebook, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, ka vënë në pah Osmani, përgjatë viteve të fundit, Medvegja është vënë në shënjestër të politikës serbe, duke tentuar largimin përfundimtar të çdokujt që flet shqip në ato anë.
“Gjatë vetëm katër viteve të fundit, autoritetet serbe kanë fshirë mbi 4 mijë shqiptarë nga regjistri civil në komunën e Medvegjës”, kishte shkruar më tej Osmani.
Dhe lidhur me këtë, mediumi serb Novosti vlerëson se deklarimet e Osmanit janë për qëllime të përditshme politike.
Gjithashtu, mediumi në fjalë ka shkruar edhe deklarimit të Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues Qeveritar të Serbisë ku përfshihen edhe komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.
Duke dashur të mohojë pretendimet e Osmanit, Stankoviq, ka thënë se përfaqësuesi i shqiptarëve është gjithmonë në pozitën e nënkryetarit të komunës, dhe se, për shembull, sipas tij, Lema Xhema është bashkëpunëtori i parë i kryetarit të komunës së Medvegjës për çështje të zhvillimit ekonomik.
Ndërsa sa i përket të drejtës për arsimim të shqiptarëve në këto tri komuna, Stankoviq thotë se fëmijët kanë orë mësimi në gjuhën shqipe dhe se orët e tyre zhvillohen nga mësuesit shqiptarë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët