LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Shteti serb po bën spastrimin e heshtur etnik të Luginës së Preshevës

Osmani: Shteti serb po bën spastrimin e heshtur etnik të Luginës së Preshevës
Foto: Arkiv

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani është deklaruar rreth çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe spastrimit të heshtur etnik organizuar nga shteti serb.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet të ngritet brenda e jashtë çështja e shqiptarëve të Luginës si shkelje e të drejtave të njeriut.

“Adresimi i çështjes së lirive dhe të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet të bëhet në të gjitha instancat, brenda dhe jashtë vendit. Ky nuk është thjeshtë një problem i izoluar: veprimet e shtetit serb karshi shqiptarëve të Luginës ngërthejnë në vete shkelje fundamentale të të drejtave të njeriut. Një shtet që aktivisht angazhohet në spastrim etnik, edhe pse me metoda të ‘sofistikuara’ siç është pasivizimi i adresave, nuk e meriton anëtarësimin në BE”, ka shkruar Osmani, transmeton Telegrafi.


Postimi i plotë i Osmanit:

“Spastrimi i heshtur etnik organizuar nga shteti serb në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc

Rreth 60 kilometra në veri-lindje të Prishtinës, shtrihet komuna e Medvegjës. Kjo komunë, në regjistrimin e vitit 2011 numëronte 7438 banorë. Tani, ndonëse pa statistika zyrtare, supozohet se në Medvegjë janë të regjistruar afërsisht vetëm 600 shqiptarë.

Ky reduktim sistematik i popullsisë shqiptare në Medvegjë nuk është i rastësishëm. Privimi nga edukimi e punësimi, cenimi i të drejtave në gjuhë e përfaqësim si dhe shtypja e vazhdueshme e regjimit serb kundrejt shqiptarëve në ato lokalitete ka ndikuar në dyndje të popullsisë shqiptare, për të kërkuar kushte më të mira për familjet e tyre.

Megjithatë, përgjatë viteve të fundit, Medvegja është vënë në shënjestër të politikës serbe, duke tentuar largimin përfundimtar të çdokujt që flet shqip në ato anë. Gjatë vetëm katër viteve të fundit autoritetet serbe kanë fshirë mbi 4 mijë shqiptarë nga regjistri civil në komunën e Medvegjës.

Përmes ‘pasivizimit të adresave’ të vendbanimit, shteti serb bënë largimin përfundimtar të shqiptarëve nga regjistri civil i Serbisë, duke ua pamundësuar marrjen e dokumenteve të reja, të drejtën e qasjes në shërbime mjekësore ose asistencë sociale e madje edhe largim nga lista e votuesve, që pamundëson pjesëmarrjen në zgjedhje.

Problemi tjetër në pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi është edhe fakti se për një veprim të tillë shteti serb nuk lëshon fare një vendim me shkrim që dëshmon se ju është pasivizuar adresa. Kjo informatë kumtohet vetëm gojarisht. Ky veprim nuk është i rastësishëm: ai synon t’i parandalojë qytetarët shqiptarë të ndërmarrin veprime ligjore kundër Serbisë për shkelje të të drejtave të tyre dhe diskriminim në baza etnike.

Përveç në Medvegjë, pasivizimi i adresave është evidentuar edhe në dy komunat tjera me popullsi shqiptare, Bujanoc e Preshevë. Ky fakt është i njohur, e madje i dokumentuar nga organizata të ndryshme që veprojnë në Serbi dhe jashtë saj.

Përkundër thirrjes së shpeshtë për ndihmë nga veprimtarët dhe aktivistët shqiptar nga Medvegja, kërkesat e tyre mbeten të paadresuara.

Republika e Kosovës nuk mund të heshtë më! Adresimi i çështjes së lirive dhe të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet të bëhet në të gjitha instancat, brenda dhe jashtë vendit. Ky nuk është thjeshtë një problem i izoluar: veprimet e shtetit serb karshi shqiptarëve të Luginës ngërthejnë në vete shkelje fundamentale të të drejtave të njeriut. Një shtet që aktivisht angazhohet në spastrim etnik, edhe pse me metoda të ‘sofistikuara’ siç është pasivizimi i adresave, nuk e meriton anëtarësimin në BE”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori