LAJMI I FUNDIT:

Conte me lëvdata për Kanten: I mahnitshëm, njëri nga lojtarët më të mirë që kam pasur në karrierën time

Conte me lëvdata për Kanten: I mahnitshëm, njëri nga lojtarët më të mirë që kam pasur në karrierën time

Ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte e ka përshkruar N’Golo Kanten si njëri nga lojtarët më të mirë që ai ka trajnuar ndonjëherë, ndërsa theksoi se francezi kishte aftësi të mahnitshme në mesin e fushës.

Kante ishte një nga nënshkrimet e para të Contes në Stamford Bridge, pasi Blutë shpenzuar rreth 35 milionë euro për ta rrëmbyer atë nga Leicester City në verën e vitit 2016.


Fituesi i Kupës së Botës që nga viti ka bërë 164 paraqitje në të gjitha garat për Chelsean, duke shënuar 11 gola, ndërsa fitoi një titull të dytë të Ligës Premier, një Kupë FA dhe një Ligë të Evropës.

Tifozët e Chelseat zgjedhin 25 lojtarët më të mirë në histori të klubit, lista me shumë befasi
Lexo po ashtu Tifozët e Chelseat zgjedhin 25 lojtarët më të mirë në histori të klubit, lista me shumë befasi

Conte, i cili tani është duke stërvitur Interin në Itali, ka thënë se prania e Kantes bëri që të duket sikur Chelsea kishte 12 lojtarë në fushë, dhe se ai gjithmonë luante me një buzëqeshje të madhe në fytyrën e tij.

“Sipas mendimit tim, ai mund të luajë në çdo pozicion në mesfushë. Ne po flasim për një lojtar të mahnitshëm, një lojtar të madh”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sports.

“Ai është i mahnitshëm me topin dhe pa topin. Kur ju keni N’Golon në ekipin tuaj, mund të mendoni se po luani me një lojtar më shumë”.

“Ju mund të gjeni një buzëqeshje në fytyrën e tij çdo ditë. Ai është një djalë shumë pozitiv”.

“Ai është një nga lojtarët më të mirë që kam pasur në karrierën time si trajner”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori