LAJMI I FUNDIT:

Jeta e Lionel Messit në një film vizatimor: Talenti, besimi dhe shkëlqimi i tij

Jeta e Lionel Messit në një film vizatimor: Talenti, besimi dhe shkëlqimi i tij

Pak njerëz do të pajtoheshin por çdo gjë e mirë, ka edhe një fund dhe kjo do ta prek qartë edhe kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi që po hyn në vitet e fundit të karrierës së tij.

Në vitet e kaluara ka pasur shumë shkrime, dokumentar, por edhe një film një film vizatimor që i është dedikuar jetës së tij, me titull ‘Heart of an L10′ (Zemra e L10’).


I rritur në akademinë La Masia, argjentinasi e ka dhënë një dorë të tij në zhvillimin e filmit.

Aty nis që nga koha kur ishte në akademinë e të rinjve në Newell Old Boys, si dhe problemet që i kishte me rritjen e tij në fizikë gjatë fëmijërisë deri te debutimi i tij në Camp Nou, dhe si u bë lojtari që ne të gjithë e njohim sot.

Filmi i shkurtër është thelb një histori për vetë-përmirësimin dhe përparimit. Ai është sponsorizuar nga Gatorade, një nga sponsorët më të mëdhenj të ekipit të Barcelonës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mB6fU76tI80