LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj thotë se Qeveria Kurti ka dështuar në politikë të jashtme

Hoxhaj thotë se Qeveria Kurti ka dështuar në politikë të jashtme

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se qeveria Kurti nuk ka pasur fare politikë të jashtme, pasi sipas tij, Kurti në mendje e kishte vetëm se si ta godiste Amerikën nëpër intervista të ndryshme të mediave botërore.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili gjithashtu ka qenë ministër i jashtëm, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka pasur fare politikë të jashtme, dhe se Kurti ka qenë i fokusuar se si ta godasë SHBA-në nëpër mediat botërore.


“E ka goditur SHBA-në nga një vend i vogël, ekzistenca e të cilit varet prej tyre”, ka thënë Hoxhaj, në emisionin n’Konak.

Hoxhaj, gjithashtu foli edhe për punën e Glauk Konjufcës, duke thënë se e sheh që Konjufca nuk ka ndonjë agjendë si ministër.

“Gjatë kohës së pandemisë, ka dështuar bashkëpunimi rajonal në Ballkan. Ka diku 40 organizata, ku Kosova është anëtare, dhe asnjëra nga ato nuk kanë bërë asgjë”, ka thënë Hoxhaj.

Ish-ministri i jashtëm, tha se ministria e jashtme në këtë rast ka mundur të përdorte procesin e bashkëpunimit nëpër Evropën Juglindore, që të kenë një iniciativë të re se çfarë mund të bëjë rajoni për ballafaqimin e pandemisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori