LAJMI I FUNDIT:

Dybala: Dua të luaj përsëri me Pogban, e vlerësoj shumë

Dybala: Dua të luaj përsëri me Pogban, e vlerësoj shumë
Paul Pogba e Paulo Dybala (Foto: Dino Panato/Getty Images)

Paulo Dybala ka shprehur edhe një dashurin e tij për ish-shokun e skuadrës te Juventusi, Paul Pogba, duke thënë se shpreson që një ditë të luajë sërish me të. 

Dyshja komunikojnë rregullisht përmes rrjeteve sociale dhe mbajnë kontakte private, të cilat gjithmonë nxisin raportime të medieve për një rikthim të mundshëm të francezit në Torino.


Kur Dybala tregoi koleksionin e fanellave të Ligës së Kampionëve në UEFA.com, ai pati lavdërime për Pogban.

Paul Pogba e Paulo Dybala në duel (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

“Nuk mund të anashkaloja një fanellë si kjo, natyrisht. Është e Manchesterit, shoku tim Paul [Pogba], të cilin e admiroj si person edhe më shumë sesa si futbollist”.

“Kam pasur rastin të ndaja gjëra të mëdha me të dhe shpresoj se mund ta përsëris atë një ditë. Por në lidhje me lojën atë ditë, ishte e paharrueshme të luash në një stadium si ‘Old Trafford’, një nga stadiumet më të rëndësishëm në botë. Ju hyni brenda dhe ndjen atmosferën”.

“Ata luajtën nën drejtimin e [José] Mourinhos, një nga menaxherët më të suksesshëm në histori për sa i përket fitoreve. Nuk ishte një lojë e lehtë. Ne fituam 1-0 me një gol që shënova, megjithëse isha pak me fat, pasi topi kërceu para meje, shumë afër golit”.

Paulo Dybala e Paul Pogba (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

“Të shënosh dhe të fitosh një ndeshje në atë mënyrë e bën atë edhe më të ëmbël dhe të jesh në gjendje të shkëmbesh fanella me mikun tënd është një nga gjërat më të bukura që mund të bësh në futboll”, ka thënë Dybala.

Ai i ka veçuar edhe tri fanella tjera, të Iker Casillas, Arjen Robben dhe Andres Iniesta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Nutricionisti i Tyson Fury zbulon sekretin që e bëri atë të kthehet në formë për gjashtë muaj

Nutricionisti i Tyson Fury zbulon sekretin që e bëri atë të kthehet në formë për gjashtë muaj

Boks
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Skuadra e La Ligës i ofron lojtarit 'kontratën më të gjatë në histori' vetëm disa ditë pasi ylli njoftoi largimin

Skuadra e La Ligës i ofron lojtarit 'kontratën më të gjatë në histori' vetëm disa ditë pasi ylli njoftoi largimin

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Kalo në kategori