LAJMI I FUNDIT:

Administrata Tatimore do t’i ofrojë Prokurorisë së Shtetit informacione për personat e dyshuar për vepra penale

Administrata Tatimore do t’i ofrojë Prokurorisë së Shtetit informacione për personat e dyshuar për vepra penale

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj dhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi ndërinstitucional, me anë të së cilit synohet të intensifikohet bashkëpunimi i ndërsjellët në ngritjen e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parave.

Sipas ATK-së, qëllimi i këtij memorandumi të bashkëpunimit është që përmes përpunimit të raporteve të rregullta, ATK-ja në bazë të kompetencave ligjore do të pajisë Prokurorin e Shtetit me të dhëna dhe informacione të mjaftueshme, për persona të caktuar dhe personat juridik që dyshohen që kanë kryer vepër penale, kur nga analiza elektronike e sistemit informativ identifikohet ose konstatohet çdo shpërputhje në mes të hyrave dhe shpenzimeve të subjekteve që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë në shumën prej 30 mijë euro e me shumë për pasurinë e luajtshme, dhe në shumën prej 60 mijë euro e më shumë në pasurinë e paluajtshme.

Evidentimi nga ATK me këto informacione do t’i shërbejnë Prokurorit të Shtetit si indikacion fillestar për nisjen dhe zhvillimin e hetimeve penale të cilat ndiqen sipas legjislacionit në fuqi.


Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se ky memorandum është i bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe do t’i shërbejë Prokurorit të Shtetit dhe ATK-së për t’i evidentuar të gjithë ata persona apo grupe të caktuara të cilët kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme, e që të njëjtit do të ndjekjen penalisht për veprimtaritë e tyre kriminale.

Ndërkaq, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka deklaruar se do t’i përmbahen në përpikëri këtij memorandumi të bashkëpunimit duke i ofruar të gjitha informatat e nevojshme Prokurorit të Shtetit në rastet kur evidentohen se ka shpërputhje në mes të hyrave dhe shpenzimeve të personave fizik dhe atyre juridik.

Po ashtu, me anë të këtij memorandumi, mundësohet një komunikim më i drejtpërdrejt, i vazhdueshëm dhe i pandërprerë ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe ATK-së, duke nxitur kështu shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencën mbi çështjet që ndërlidhen me luftimin e veprave të ndryshme penale, në mënyrë që të mbrohen interesat e përgjithshme publike të qytetarëve, ekonomisë dhe sistemit financiar të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori