LAJMI I FUNDIT:

Ymeri i reagon sërish ministrit Bislimi, e quan arrogant dhe manipulues

Ymeri i reagon sërish ministrit Bislimi, e quan arrogant dhe manipulues

Ka vazhduar replika mes ministrit në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, dhe Visar Ymeri, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, rreth statistikave të rënies së  papunësisë gjatë pandemisë, në 6.6 për qind.

Ymeri përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, Bislimi ka keqkuptuar deklaratën e tij pasi nuk e ka lexuar me kujdes.

Anëtari i PSD-së, ka thënë se e ka përshëndetur reduktimin e ekonomisë informale mirëpo, se Ministri Bislimi e sheh ekonominë vetëm teknikisht, sikur shkencë numrash.


Sipas Ymerit, ministri Bislimi po mundohet që të nxjerrë shifra që nuk ekzistojnë me disa manipulime matematikore.

“Manipulimi ka të bëjë pikërisht me këtë këndvështrim të ngushtë teknik që po e aplikon në ‘sqarimin’ tënd. Për vete këtu e kam problemin – ti e sheh ekonominë vetëm teknikisht, sikur shkencë numrash. Unë e shoh atë si aktivitet shoqëror. Për të qenë korrekt VETËVENDOSJE! e ka parë kështu ekonominë prej se flet për ekonomi. Ndërsa tash tin ë emër të VV flet për ekonominë përmes numrave të ngurtë e abstrakt. Me rëndësi është që numrat të dalin mirë pakçka që realiteti ekonomik e shoqëror është shumë më keq se sa që po ke vullnet ta pranosh. Kjo qasje është devijim flagrant politik. Fatkeqësisht në këtë rast jo i një njeriu (siç më akuzon ti mua), e i cili, edhe kur është e vërtetë, nuk paraqet ndonjë problem të madh për vendin, por i një partie të tërë dhe atë në pushtet e që është problem i madh për vendin”, ka thënë Ymeri.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Kronika e Zezë
Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Lajme
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Drejtësi
Kalo në kategori