LAJMI I FUNDIT:

Fauci del kundër Trumpit: Virusi nuk ka dalë nga ndonjë laborator në Kinë

Fauci del kundër Trumpit: Virusi nuk ka dalë nga ndonjë laborator në Kinë

Anthony Fauci, eksperti më i njohur amerikan për sëmundje infektive dhe njëherit anëtari i grupit punues në luftën kundër coronavirusit pranë zyrës së presidentit Donald Trump, ka deklaruar se nuk ka asnjë bazë shkencore, se coronavirusi është krijuar në një laborator kinez ose të “ketë ikur” nga laboratori.

Sipas Faucit, nëse shikohet evolucioni i virusit tek lakuriqët e natës dhe atë se çfarë tani po ndodhë, provat shkencore tregojnë qartë se nuk bëhet fjalë për  manipulim artificial apo të qëllimshëm, transmeton Telegrafi.


Ai shtoi se bazuar në evolucionin e coronavirusut, me kalimin e kohës duket qarë se virusi ka evoluar në natyrë. E bazuar në të dhënat shkencore, nuk përkrah teorinë alternative – se dikush e ka gjetur virusin në natyrë dhe e ka sjellë në laborator, ku më pas “rastësisht u ka ikur”, raporton National Geographic

Kujtojmë që gjatë javës së kaluar kishin filluar të qarkullojnë teori se virusi është prodhuar në laborator në Wuhan të Kinës dhe këto pretendime janë përkrahur fuqishëm nga presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari Mike Pompeo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori