LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Qytetarët janë për lehtësimin e masave, por jo edhe për zgjedhje të menjëhershme

Maqedoni: Qytetarët janë për lehtësimin e masave, por jo edhe për zgjedhje të menjëhershme

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut thonë se duhet të zbuten masat ndaluese, pasi numri i të infektuarve të rinj me coronavirus është i vogël. Por, sipas tyre zgjedhjet kuvendare duhet të presin.

“Duhet që masat ndaluese të zvogëlohen, ndërsa ndërgjegjja e qytetarëve të ngritet. Nëse na lëshojnë si dele, do të përfundojmë diku. Shpresoj ta fitojmë këtë betejë dhe besoj në sistemin shëndetësor”, tha për REL qytetari, Dragi Trajkovski.

Ndërsa Julia Xhingova, thotë se qytetarët seriozisht i kanë kuptuar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.


“Mendimi im personal është se prej në fillim kapëm hapin e duhur. E para janë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe tjetra është se qytetarët seriozisht e kuptuan situatën. Mendoj se duhet të zbuten masat, pasi populli duhet të shkojë në punë. Ekonomia duhet të fillojë të funksionojë”, tha Julia Xhingova.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje tha se numri i personave të shëruar rritet, ndërsa ai i rasteve aktive ulet.

Kurse kryeministri teknik Oliver Spasovski, më herët ka njoftuar se kah mesi i majit do të fillojë jeta normale.

Në lidhje me zgjedhjet LSDM ka njoftuar se do të mbahen kur do të stabilizohet situata me pandeminë, ndërsa nga OBRM-PDUKM thonë se zgjedhjet nuk janë prioritet i tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori