LAJMI I FUNDIT:

Qëndrime të kundërta rreth mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni

Qëndrime të kundërta rreth mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni

Dy partitë më të mëdha në vend edhe më tej me qëndrime të kundërta rreth zgjedhjeve. Sipas LSDM-së qeveritare, duhet të shfrytëzohet mundësia e parë për zgjedhje, ato të mbahen në afat sa më të shpejtë, menjëherë pasi të krijohen kushte, pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe para kulmit të dytë eventual të coronavirusit, sepse vendit i duhen institucione kredibile të cilat do të sjellin vendime të guximshme, por edhe të përgjegjshme. Për OBRM-PDUKM-në, prioritet janë shëndeti dhe stabiliteti ekonomik.

Akuzat mes vete vazhduan edhe dje. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se Mickoski ka frikë, e din se do të humbë në zgjedhje dhe se do të dënohen politikat e tija humbëse. Mickoski u kundërpërgjigj se për Zaevin më të rëndësishme janë pushteti dhe stoli, se shëndeti i qytetarëve.

Edhe derisa zgjasin kritikat, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është i drejtpërdrejtë: “Kurdo që të mbahen zgjedhje, ato duhet të zbatohen sipas protokollit të rreptë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, i cili do të përpunohet nga Komisioni për sëmundje infektive. Me këtë rast, nuk do të lejohet asnjë organizim që mund ta rrezikojë menaxhimin e suksesshëm të krizës shëndetësore”.


“Natyrisht që opozita kërkon parlament funksional, të jetë kreativ në pushtet, vetëm tek ne nuk është ashtu. OBRM-PDUKM ka frikë nga zgjedhjet, e ndjen se do të humbë, se do të dënohen politikat e tyre humbëse. Ardhmëria politike dhe karriera e Mickoskit është në pikëpyetje nëse del në zgjedhje, por është e qartë se ai që humbë – largohet”, ka thënë dje Zaev.

Ndërsa Mickoski edhe njëherë përsëriti se zgjedhjet nuk janë në tre prioritetet e para të OBRM-PDUKM-së. Sipas tij, fillimisht duhet të shqyrtohen pasojat nga korona kriza ndaj ekonomisë dhe më pas të bëhen projekte me të cilat do të dilet në zgjedhje para qytetarëve.

“Prioritet të parë e kemi si ta lëmë pas nesh pandeminë, së dyti ta rimëkëmbim ekonominë dhe së treti ta kthejmë vetëbesimin e humbur mes qytetarëve të Maqedonisë. As mua personalisht, as OBRM-PDUKM-së nuk na duhet pushtet me çmim të jetës së njerëzve. Së pari t’i sanojmë pasojat nga pandemia dhe më pas të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Mickoski.

Për atë, si do të funksionojë më tutje pa zgjedhje, lideri i OBRM-PDUKM-së pret marrëveshje në takimin e liderëve tek presidenti Pendarovski, të paralajmëruar për javën e ardhshme. Thotë se është konsultuar me juristë dhe ka mundësi ligjore që të gjendet zgjidhje.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese nesër do të vendos nëse do të ketë procedurë për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve, gjegjësisht do ta vlerësojë kushtetutshmërinë e vendimit për shpërndarjen e Kuvendit, të sjell më 16 shkurt.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori