LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Qeveria në detyrë po bën shkelje recidive të Kushtetutës, shkaktuan shumë pasoja

Haradinaj: Qeveria në detyrë po bën shkelje recidive të Kushtetutës, shkaktuan shumë pasoja
Foto: Arkiv

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, theksoi se shkelja recidiviste e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe e vartësve të tij shkaktuan pasoja në shumë drejtime.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Qeveria në largim, me qasje të njëanshme dhe autoritare shpërfilli vendimet e Gjykatës Kushtetuese, shpërfilli ligjet dhe protokollet për ofrim të ndihmës të domosdoshme shëndetësore.

Lexoni të plotë postimin e tij:


“Kushtetuta dhe ligjet e aplikueshme të Kosovës janë në fuqi që të ruajnë rendin kushtetues, jetën dhe të drejtat e njeriut. Shkelja recidiviste e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi nga Kryeministri në largim, Albin Kurti, Ministri në largim Arben Vitia dhe U.D i Ministrit në largim Xhelal Sveçla, fatkeqësisht shkaktuan pasoja në shumë drejtime deri edhe në humbjen e jetës së një të riu.

Qeveria në largim, me qasje të njëanshme dhe autoritare shpërfilli vendimet e Gjykatës Kushtetuese, shpërfilli ligjet dhe protokollet për ofrim të ndihmës të domosdoshme shëndetësore.

I bëj thirrje Qeverisë në largim që të kthehet në kushtetutshmëri e respektim të ligjeve që të ruhet rendi kushtetues, ligjshmëria dhe jeta e qytetarëve të vendit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori