LAJMI I FUNDIT:

AAK feston 20 vjetorin e themelimit, Haradinaj: Kemi qenë pjesëmarrës në të gjitha proceset që ka kaluar Kosova

AAK feston 20 vjetorin e themelimit, Haradinaj: Kemi qenë pjesëmarrës në të gjitha proceset që ka kaluar Kosova

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot shënon 20 vjetorin e themelimit të saj.

Kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj tha se kjo parti ka qenë pjesëmarrëse e të gjitha proceseve që ka kaluar Kosova.

Haradinaj shtoi se në drejtimin e AAK-së janë vendosur themelet e pavarësisë së Kosovës.


“AAK ka qeverisur në dy mandate. Në mandatin e parë është krijuar MPB dhe ajo e Drejtësisë kompetencë e marrë nga UNMIK. Në drejtimin e AAK kemi vendosur themelet e pavarësisë së Kosovës, ju kujtohet standardet para statusit, gjë e cila ka kulmuar me pavarësinë e Kosovës. Në planin lokal AAK ka qenë ndër partitë më të suksesshme ajo ka qeverisur e bashkëqeverisur në të gjitha komunat. Sot AAK udhëheq me 7 komuna dhe bashkëqeverisë me po aq”, tha Haradinaj.

Ai ka falënderuar përkrahësit e kësaj partie që i kanë qëndruar pranë.

“Njerëz të moshave e profileve të ndryshme që janë shumë e vazhdimisht kanë ardhur. Shtëpia është e zotit dhe e mikut, Kosova sa është e jona është edhe e miqve tanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Gëzuar AAK, gëzuar Kosovë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori