LAJMI I FUNDIT:

Zyberaj: Pacolli mund ta tërheq deklaratën për sulmin terrorist, por a do ta bëjnë këtë Kurti dhe Sveçla

Zyberaj: Pacolli mund ta tërheq deklaratën për sulmin terrorist, por a do ta bëjnë këtë Kurti dhe Sveçla

Jetlir Zyber, këshilltari politik i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas qëndrimit të zëdhënësit të Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se Pacolli duhet të kërkojë falje për deklaratën se ka pasur frikë se mund t’i ndodhë një sulm terrorist.

Zyberaj ka thënë se Pacolli ka deklaruar ashtu për shkak se ka qenë i frikësuar për fatin e familjes së tij, dhe se ai ka pranuar kërcënime të shumta, transmeton Telegrafi.

“Kërcënime si ato për të cilën prokuroria u mobilizua në ndihmë të zotit Kurti para pak javësh, zotëri Pacolli merr me qindra dhe mijëra dhe klima e krijuar ndaj tij me thirrjet agresive të personalizuara të kreut të qeverisë prodhoi edhe më shumë kërcënime. Është në natyrën njerëzore që i gjendur para një dhune të tillë verbale nga njerëzit e pushtetit dhe falangat fashiste që i bëjnë jehonë atyre, të frikësohesh për fatin e familjes, për më shumë kur vjen nga një izolim dy mujor”, ka shkruar Zyberaj.


Tutje në reagim, ai ka thënë se qëndrimi i Kryeziut është njëlloj kërkim falje për sjelljet ndaj Pacollit.

Për më shumë, shkrimi i plotë:

Në lidhje me qëndrimin e zëdhënësit të qeverisë z.Perparim Kryeziu:

E vlerësoj si shumë të matur dhe njëlloj kërkimi ndjese, deklarimin e zëdhënësit të qeverisë Kryeziu.
Etika e tij është ku e ku në raport me agresionin verbal, kërcënimin,frikësimin në mesazhet e shefit të tij, apo zëvendësministrit të brendshëm, ndaj zotit Pacolli.

Pikërisht ai agresion verbal i nisur nga lart nxiti si rregullisht ushtrinë e mijëra kërcënuesve me apo pa emër në rrjetet sociale apo dhe në forma të tjera, që të bëjnë thirrje të hapura për vrasje, linçim, të zotit Behgjet Pacolli, fëmijëve të tij, etj.

Një klimë e tillë fashizmi verbal, por jo vetëm verbal, frymëzuar me vetëdije apo pa vetëdije nga kreu i qeverisë është parathënia e çdo akti terrorist të mundshëm, siç analizon stafi i sigurisë së zotëri Pacollit, shto këtu dhe informacionet që ata marrin nga drejtime të ndryshme.

Kërcënime si ato për të cilën prokuroria u mobilizua në ndihmë të zotit Kurti para pak javësh, zotëri Pacolli merr me qindra dhe mijëra dhe klima e krijuar ndaj tij me thirrjet agresive të personalizuara të kreut të qeverisë prodhoi edhe më shumë kërcënime.

Është në natyrën njerëzore që i gjendur para një dhune të tillë verbale nga njerëzit e pushtetit dhe falangat fashiste që i bëjnë jehonë atyre, të frikësohesh për fatin e familjes, për më shumë kur vjen nga një izolim dy mujor.
Në shumë kuptime, deklarimi i zotit Kryeziu është kërkesë falje ndaj zotit Pacolli.

Shefi i tij apo zotëri Sveçla edhe pasi e mësuan lokacionin e zotëri Pacollit, pasi dolën bllof me deklarimet e mëparshme të tyre, thjesht po kërkojnë me gojën e zotëri Kryeziut diçka që zoti Pacolli kurrë nuk e ka kontestuar.
Kurrë ai nuk ka thënë se kërkon trajtim të mëvetshëm, apo shkelje të rregullave (jo ligjore megjithatë) në lidhje me karantinën. Kurrë ai nuk ka kërkuar përjashtime .

Është kryeministri dhe ministri i tij në detyrë që donin të bënin përjashtime duke kërcënuar me arrestim një ish president, një ish ministër të jashtëm dhe një deputet të Republikës.

Deklarimi i zotit Kryeziu në lidhje me kufijtë e veprimit dhe deklarimit opozitar sot është një kërkesë ndjese në emër të partisë në pushtet, në emër të shefit të tij, për tejkalimin e këtyre kufijve në të shkuarën jo shumë të largët.

Këto kufij ishin të tmerrshëm dhe zoti Kryeziu nuk e ka fjalën për to me siguri kur i jep këshilla zotit Pacolli: në sallën e parlamentit në prani të grave shtatzëna, të sëmurëve kronikë, përdorej gaz lotsjellës; kur ndaj institucioneve apo dhe ndaj shtëpisë së kryeministrit të kohës qëllohej me bomba molotov. Sigurisht zotëri Pacolli nuk ka kurrë ndërmend të ndjekë këshilla të tilla.

I vetëdijshëm pse deklarimet e tij mund të cenojnë imazhin e shtetit të Kosovës, zotëri Pacolli mund të tërheqë atë çfarë tha. Mirëpo a do ta bëjnë këtë me parë, Kryeministri dhe ud i Ministrit te Punëve të Brendshme”.

Ndryshe, dje kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli pas kishte mbërritur në Kosovë kishte deklaruar se ka aterruar në Tiranë pasi që kishte frikë se mund t’i ndodhte ndonjë sulm nga institucionet kosovare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori