LAJMI I FUNDIT:

Interi i vë çmimin Skriniarit, por vështirë se do të gjejë blerës

Interi i vë çmimin Skriniarit, por vështirë se do të gjejë blerës

Manchester City nuk ka hequr dorë nga Milan Skriniar dhe burimet e medieve italiane shkruajnë se Inter do të dëgjojë oferta mbi 70 milionë euro.

Qendërmbrojtësi 25-vjeçar ka qenë prej kohësh zgjedhja e parë për Pep Guardiolan.

Ai u ble nga Sampdoria për 34 milionë euro në verën e vitit 2017 dhe çmimi i tij që atëherë është dyfishuar.


Sipas Calciomercato.com, Interi do të ishte i gatshëm të mendonte shitjen e tij për 70 milionë euro.

Duke marrë parasysh që Manchester City janë të përjashtuar nga Liga e Kampionëve për shkak të shkeljeve të Fair Play Financial dhe rënies ekonomike shkaku i coronavirusit, blerja e sllovakut duket e pamundur.

Skriniar ka 31 ndeshje për Sllovakinë dhe këtë sezon ka luajtur në 32 ndeshje për Nerazzurrët. /Telegrafi/