LAJMI I FUNDIT:

E rrahu 15-vjeçarin në rrugë – veprimi i policit në Angli kapet nga kamerat

E rrahu 15-vjeçarin në rrugë – veprimi i policit në Angli kapet nga kamerat

Momenti tronditës kapet nga kamerat pasi një polic ushtron dhunë fizike ndaj një 15 vjeçari në rrugë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi në Birmingham të Anglisë më 21 prill, dhe thuhet se djaloshi u ndalua si i dyshuar për substanca narkotike.


Bëhet e ditur se Policia e West Midland nuk e kanë pezulluar oficerin por e larguan atë nga detyra në terren, dhe po e hetojnë rastin.

Ndërkaq një zëdhënës tha se adoleshenti vepronte në mënyrë të dyshimtë, dhe nuk pranoi t’i bindej policisë, madje i njëjti thuhet se e goditi oficerin në fytyrë. /Telegrafi/