LAJMI I FUNDIT:

Kinezët zbulojnë se cila temperaturë mund të shkatërrojë coronavirusin

Kinezët zbulojnë se cila temperaturë mund të shkatërrojë coronavirusin

Shkencëtarët kinezë thonë se coronavirusi nuk do të zhduket, duke shtuar se patogjeni ka të ngjarë të kthehet në valë, ashtu si gripi. Virusi i ri nuk ka gjasa të largohet siç bëri “kushëriri i tij”, SARS 17 vjet më parë.

Ky grup i të ashtuquajturve transportues asimptomatikë e bën të vështirë kontrollimin e plotë të transmetimit, pasi ato mund të përhapin virusin e pazbuluar, thanë një grup mjekësh virologësh dhe studiuesish mjekësorë para gazetarëve në Pekin gjatë një konference, shkruan Bloomberg.

Me SARS, njerëzit e infektuar u sëmurën rëndë. Kur këta pacientë u futën në karantinë, virusi ndaloi përhapjen. Në të kundërt, Kina ende ndeshet me raste të shumta asimptomatike të coronavirusit çdo ditë, pavarësisht se ka kontrolluar epideminë.


“Ka shumë të ngjarë që kjo të jetë një epidemi që do të bashkëjetojë me njerëzit për një kohë të gjatë, e cila do të bëhet sezonale dhe do të mbetet në trupat njerëzorë”, tha Jin Qi, i cili drejton Institutin për Biologjinë Patogjene në institutin kryesor të kërkimit, transmeton Telegrafi.

“Virusi është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë, por vetëm kur ekspozohet në një temperaturë prej 56 gradë Celsius për më shumë se 30 minuta. Moti nuk do të bëhet aq i ngrohtë. Në nivel global, shanset për një popullatë që të mos  infektohet gjatë verës janë shumë të pakta”, thotë Wang Guiqiang, shef i departamentit të sëmundjeve infektive në Spitalin Universitar të Pekinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Trupat ruse dhe koreano-veriore po vazhdojnë sulmet në Kursk – por po pësojnë humbje

Trupat ruse dhe koreano-veriore po vazhdojnë sulmet në Kursk – por po pësojnë humbje

Evropa
Dy të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Gjermani

Dy të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Gjermani

Evropa
Dronët ukrainas shënjestrojnë tanket dhe autoblindat ruse

Dronët ukrainas shënjestrojnë tanket dhe autoblindat ruse

Evropa
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Kalo në kategori