Trupat ruse dhe koreano-veriore po vazhdojnë sulmet në Kursk – por po pësojnë humbje

Trupat ruse dhe ato koreano-veriore kanë nisur një sulm të madh në Kursk të Rusisë, por që kanë pësuar humbje të mëdha.
“Trupat ruse dhe koreano-veriore kanë filluar një sulm tjetër të madh në rajonin e Kurskut. Brigada ukrainase Magura ka parandaluar sulmin e madh rus. Kësaj radhe forcat armike kanë ndryshuar taktikën. Më parë sulmonin me automjete, por tani po dërgojnë këmbësorinë”, u tha nga ushtria ukrainase.
Shumë nga trupat e këmbësorisë filluan sulme nga drejtime të shumta në të njëjtën kohë. Sulmi filloi në mesnatë dhe zgjati për mbi 16 orë, transmeton Telegrafi.
Nga
Telegrafi
09/02/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































