Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se nuk ka asgjë politike me rastin e deputetit dhe liderit të AKR-së Behgjet Pacolli për kthimin e tij nga Zvicra.
Ai tha se po të ishte edhe vetë kryeministri Albin Kurti dhe secili qytetar do të veprohej njëjtë për të mbrojtur shëndetin e përgjithshëm.
“Dje rreth orës 10 ose 11 kam marrë informata për këtë punë dhe s’kam pasë asnjë email zyrtar e as telefonatë. Tani kjo gjë është politizuar pa nevojë dhe më shumë sesa që duhet. Bashkë me zëvendësministrin Izet Sadikun nga LDK-ja, me të cilin kemi qëndruar në raporte të jashtëzakonshme, që për çdo rast që ka ardhur në Kosovë dhe që kanë pasë nga ndonjë sëmundje kronike janë vendosur në karantinë. Pjesa tjetër që vuajnë nga një sëmundje potenciale janë nënshkruar nga unë që të mund të vazhdojnë vetizolimin nën betim”, tha Vitia në Rubikon të Klan Kosovës.
“Unë vetë kam marrë numrin e telefonit të Pacollit dhe kam provuar 3 apo 4 herë që të bie në kontakt. Kam provuar ta thëras qysh në mëngjes për t’i treguar se procedurat janë këto dhe s’ka nevojë të politizohet dhe të bëhet e madhe. Duhet të dërgohet një email sepse janë masa të paracaktuara”.
Vitia tha se për secilin qytetar dhe të riatdhesuar që vjen lista i dërgohet ekipit mjekësor dhe këtu s’kanë aspak punë personat politikë të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Pacolli si çdo qytetar mund të shkojë në shtëpi dhe të vetëkarantinohet. Me gjithë stafin tim ka qenë marrëveshje e gjithë MSH-që që misioni ynë është mbrojta e jetës së qytetarëve. Në asnjë moment dhe asnjë rrethanë MSH s’ka politizuar asnjë gjë”.
“Edhe Kurti po të ishte, pa asnjë dyshim, secili nga qytetarët do të veprohej njëjtë. Virusi nuk pyet as për ministrin e as kryeministër, as ata që kanë statuse të ndryshme sociale”, tha Vitia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Filipçe nga Kongresi i 30-të i LSDM-së: Qeveria e re është regjim i ri, po krijohen kriza artificiale
Në dhjetor bëhet publike masa e kursimit “Shporta e Vitit të Ri”
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj