LAJMI I FUNDIT:

Hapja e dyqaneve të rrobave në Shqipëri, klienti nuk duhet të provojë rrobat në trup

Hapja e dyqaneve të rrobave në Shqipëri, klienti nuk duhet të provojë rrobat në trup

Bashkë me hapjen e dyqaneve dhe respektimin e orarit brenda fashës së lejuar orare, qeveria ka bërë publike edhe një protokoll sigurie të detyrueshëm për çdo subjekt tregtie që merret me shitjen e veshjeve.

Primare në këtë protokoll janë higjiena dhe ruajta e distancës nga të gjitha palët që bëjnë të mundur ecurinë e këtij biznesi, nga shitësi, blerësi dhe furnizuesi.

Sipas protokollit shitësi duhet të jetë i pajisur me maskë dhe doreza dhe të qëndrojë në 2 metra distancë nga klienti, ndërkohë duhet të dezinfektojë duart me alkool pas çdo transaksioni që kryen qoftë në para në dorë, apo edhe me kartë krediti.


Në një dyqan më pak se tre metra katrorë nuk lejohet më shumë se një klient në ambientet e brendshme të tij, ndërkohë që të tjerët duhet të presin në radhë jashtë.

I detyrueshëm është edhe dezinfektimi i vendit të punës si dhe ndalohet grumbullimi në tavolinën e ngrënies gjatë orarit të pushimit.

Ndërkohë klienti nuk duhet të provojë rrobat në trup, por duke pasur veshjen e tij poshtë produktit të dyqanit, ndërsa duhet menjëherë t’i lajë pas blerjes.

Dyqanet rekomandohen që të reklamojnë sa më shumë shërbimin në banesë dhe porositë përmes telefonit për të shmangur kontaktin e gjatë fizik me klientët, ndërsa duhet të sigurojë ajrimin e ambienteve minimalisht tre herë në ditë. /abcnews.al

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori