LAJMI I FUNDIT:

KEDS mundëson nisjen e punës së qendrës ku do të trajtohen të infektuarit me COVID-19 në Ferizaj

KEDS mundëson nisjen e punës së qendrës ku do të trajtohen të infektuarit me COVID-19 në Ferizaj

KEDS në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme që ofron për komunat e Kosovës, së fundmi ka përkrahur Komunën e Ferizajt për një projekt mjaft të rëndësishëm për banorët e këtij qyteti. Bëhet fjalë për funksionalizimin e objektit të ri të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj. Në këtë qendër do të trajtohen edhe pacientët e infektuar me Coronavirus. Puna e kësaj qendra llogaritet të jetë shumë e rëndësishme pasi dihet që Ferizaj është komuna më e prekur në Kosovë nga kjo pandemi.

KEDS ka ofruar lidhjen falas në rrjetin elektrik të këtij objekti, ku investimi përfshiu krahas kyçjes edhe shtrirjen e rrjetit të ri dhe vendosjen e shtyllave. Për ta jetësuar këtë, ekipet e KEDS-it me makineritë përcjellëse punuan parreshtur të martën në terren dhe arritën t’i kryejnë punët brenda ditës.


Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu shprehi mirënjohjen dhe falënderimin e tij për KEDS.

“Funksionalizimi i QRSHP-së në Ferizaj do t’i shërbejë jo vetëm Ferizajt, por gjithë regjionit tonë”, tha Aliu.

Ndërkaq, drejtori i KEDS, Alper Erbas tha se përkrahja e projekteve të tilla në kohë pandemie, është e rëndësisë së veçantë jo vetëm për komunën por edhe për vet banorët.

“Mbështetja jonë ofruar komunave ka qenë e vazhdueshme dhe mjaft frytdhënëse. Kemi përkrahur me dhjetëra projekte investive ndërsa sot, jemi të lumtur që mund të ndihmojmë në funksionalizimin e plotë të objektit të ri të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj. Padyshim, se funksionalizimi i kësaj Qendre, do të jetë ndihmesë e madhe në marrjen e shërbimeve mjekësore, në këtë kohë pandemie, jo vetëm për banorët e këtij qyteti por edhe më gjerë”, shtoi Erbas. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori