LAJMI I FUNDIT:

Bill Gates mbron Kinën për përgjigjen ndaj pandemisë së coronavirusit

Bill Gates mbron Kinën për përgjigjen ndaj pandemisë së coronavirusit

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka mbrojtur Kinën sa i përket përgjigjes ndaj pandemisë së coronavirusit, duke thënë se vendi ka bërë shumë gjëra në mënyrë të drejtë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Gates, fondacioni i të cilit ka studiuar pandemitë me vite, ka mbrojtur Kinën kundër akuzave që vendi ka fshehur rastet e sëmundjes.


“Ky është një shpërqendrim”, tha Gates në një intervistë për CNN.

“Unë mendoj se janë thënë shumë gjëra të pasakta dhe të padrejta”, u shpreh ai.

“Kina bëri shumë gjëra që në fillim, si çdo vend tjetër që do të bënte nëse do t’i shfaqej një virus”, shtoi Gates.

Gates më pas përmendi situatën në SHBA, pasi vendi nuk posedoi teste të mjaftueshme kur u godit nga COVID-19. /Telegrafi/