LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: LDK po tenton të formojë një qeveri të varur nga Beogradi

Nagavci: LDK po tenton të formojë një qeveri të varur nga Beogradi

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, deklaroi sot se Lidhja Demokratike e Kosovës po tenton të formojë një qeveri të re në mënyrë të jashtëligjshme dhe të varur nga Beogradi.

Nagavci, e cila është edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, tha se janë duke pritur letrat zyrtare ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe LDK-së, për të parë mënyrën e veprimit të tyre.


“Për fat të keq prej një qeverie e cila ishte e pavarur prej ish-partive PAN dhe Listës Serbe, po tentohet të krijohet një qeveri e varur nga Beogradi”, tha ajo.

Nagavci tha se partia e saj do të mbrojë vullnetin e qytetarëve që kanë votuar në zgjedhjet e vitit të kaluar.

“Ju e dini që në ditët e fundit zoti Thaçi i ka dërguar 5 letra zotit Kurti, madje i ka dërguar nga dy letra në ditë teksa ende nuk kanë bërë publike letrën e dërguar LDK-së. Ne besojmë që ata janë duke u munduar që në mënyrë të jashtëligjshme, duke shkelur Kushtetutën të shohin mundësinë për krijimin e një qeverie të re. Reagimi ynë do të jetë në varësi të letrave zyrtare, qoftë në letrën që i dërgon LDK-së për të propozuar mandatarin, qoftë dekretin e presidentit”, tha Nagavci.

Këto komente Nagavci i bëri gjatë homazheve te Memoriali i personave të pagjetur në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, Nagavci shprehu obligimin institucional për të vënë drejtësinë në vend për krimet serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë.

“Edhe sot institucionet nuk kanë bërë as për së afërmi atë që është e nevojshme për zbardhjen e fatit të të pagjeturve – vënien e drejtësisë në vend. Kemi obligim secili prej nesh që të japim maksimumin që drejtësia të vihet në vend”, tha Nagavci. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori