LAJMI I FUNDIT:

Rama tregon se në cilat qytete do të ketë më shumë liri për lëvizje

Rama tregon se në cilat qytete do të ketë më shumë liri për lëvizje

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Facebook” ka njoftuar qytetarët për zonat, ku do të bëhet një relaksim i lëvizjeve.

Rama tha se do të bëhet relaksim lëvizjesh në qarqet: Gjirokastër, Dibër, por edhe në Librazhd, Pogradec, Divjakë dhe Himarë.

“Nga fillimi i javës tjetër do ketë relaksim më të madh në disa zona të vendit, por jo në Tiranë, ku ka shumë popullatë. Do lejohet lëvizje e relaksuar ku ka risk të ulët. Qarku Gjirokastër e qarku Dibër do jetë zonë që do ketë më shumë lehtësim lëvizjesh, edhe Divjaka, Saranda, Himara do kenë liri lëvizjeje. Pogradec, Përrenjas e Librazhd janë po ashtu zona me rrezik të ulët”, – tha Rama./lapsi.al/