Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka folur për gjendjen e qytetarëve nga Peja të cilët janë të infektuar me COVID-19, ku ndër 47 personat e infektuar janë edhe tri gra shtatzëna të cilat deri më tani nuk kanë pasur simptoma dhe po trajtohen në shtëpi.
Loci bëri të ditur se janë dy qytetare të Pejës, njëra më e re, ndërsa tjetra më në moshë, të cilat janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së, kurse të tjerët janë të vetizoluar në shtëpi.
“Faktikisht prej 47 të prekurve, kemi një rast i cili ka vdekur, dy raste janë të hospitalizuar në Kliniken Infektive, ndërsa pjesa tjetër e pacientëve të prekur është duke u trajtuar nëpër shtëpitë e tyre në gjendje stabile. Gjendja e dy të hospitalizuarve është relativisht e mirë, bëhet fjalë për dy gra, njëra pak më e moshuar e njëra më e re. Relativisht ato janë në gjendje stabile”, tha Loci për Telegrafin.
Loci tha se asnjëra nga tri gratë shtatzëna të cilat kanë dal pozitiv me COVID-19, nuk kanë simptoma.
“Gratë shtatzëne që janë të izoluara në shtëpitë e tyre. Gjendja e tyre është stabile prej ditës së parë, dhe vazhdon me qenë stabile tash edhe në këto momente, do të thotë nuk kanë as simptoma”, tha Loci.
Ndryshe, numri më i madh i të infektuarve në rezultatet e publikuara të enjten mbrëma nga IKSHPK, ishte në Komunën e Pejës.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e gjashtë raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: pesëmbëdhjetë (15) raste Katund i ri dhe njëmbëdhjetë (11) raste Pejë). Numri i madh i rasteve të konfirmuara në Pejë janë si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremonial mortor më 6 prill 2020, përkundër masave të ndalimit të grumbullimit në masë të qytetarëve. Si pasojë e këtij veprimi deri më tani janë diagnostikuar 36 raste pozitive me COVID-19”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze