LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri jep detaje: Infektimet e reja në Pejë nga një e pame, tri gra shtatzëna u infektuan nga gjinekologu i Gjakovës

Muhaxheri jep detaje: Infektimet e reja në Pejë nga një e pame, tri gra shtatzëna u infektuan nga gjinekologu i Gjakovës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot njëzet e gjashtë raste me COVID-19 janë nga Komuna e Pejës.

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri për RTV Dukagjinin ka thënë se me 6 prill në këtë komunë ka ndodhur një raste vdekje nga ky dyshohet se është përhapur infeksioni.

“23 rastet e konfirmuara sot lidhen me ngjarjen e 6 prillit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Muhaxheri ka thënë se infektimi dyshohet se është bërë gjatë të pameve e jo gjatë ceremonisë së varrimit.

“Infeksioni ka ndodhur në të pame por nuk dihet saktë burimi. Pastaj infeksioni është përhapur në familje dhe te njerëzit që kanë pasur kontakte me atë familje”.

Kryetari i Pejës thotë se nesër pritet të merret vendimi se si do të veprohet me Katundin e Ri ku janë shënuar shumica e rasteve të reja me coronavirus.

Ai ka folur edhe për tri rastet tjera që nuk lidhen me varrimin e që thotë se janë tri gra shtatëzana që janë infektuar nga gjinekologu i Gjakovës.

“Edhe këto paraqesin rrezik për përhapje të infeksionit. Në momentin kur e kanë kuptuar që gjinekologu ka dalë pozitiv janë izoluar por ka pasur mundësi  që më herët të kenë kontaktuar me njerëz”, tha ndër të tjera Gazmend Muhaxheri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori