Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se janë pajtuar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate që të vazhdojnë Qeverinë me 15 ministri, aq sa i ka edhe tani.
Mustafa bëri të ditur gjatë konferencës për medie se, mund të ndryshoj ndonjëra nga ministritë, të ndahet apo bashkohen, por që sipas tij numri i ministrive do të jetë 15.
“Në parim mundem të ju them se në bisedat që kemi pasur me Aleancën, me Nismën por edhe me minoritetet jemi pajtuar që të mbajmë 15 ministri. E tash brenda këtyre 15 ministrive, mundemi pastaj që edhe me angazhimin e analizën që i bën edhe kandidati jonë për kryeministër, mund të bëjmë edhe ndonjë ndryshim në pikëpamje tjetër se a duhet të jenë këto ministri ashtu siç janë, apo duhet ta kemi një ministri të ekonomisë, të industrisë e të tjerë, me shumë emra e shumë përbërje qysh e kemi tani, apo duhet të ndahet ajo dhe ta bashkojmë ndonjë ministri tjetër”, tha ai.
Mustafa tha se presin që menjëherë të përgatitet Ligji për Qeverinë dhe të kaloj në Kuvendin e Kosovës.
“Aty mbesim të hapur, apo a duhet ta kemi ministrinë e Integrimeve Evropiane si ministri të veçantë, a mund të bë bëhet një zyre pranë Zyrës së Kryeministrit. Por, nuk jemi fare të interesuar që të kemi më shumë ministri që janë 15. Presim që menjëherë përgatitet Ligji për Qeverinë, të kaloj në Kuvend edhe me ligj të rregullohet kjo çështje, natyrisht edhe me përkrahjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?