LAJMI I FUNDIT:

Kurti telefonon asamblistët e komunës së Medvegjës dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar

Kurti telefonon asamblistët e komunës së Medvegjës dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar

Gjatë ditës së sotme, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zhvilluar biseda telefonike me tre asamblistët shqiptarë të komunës së Medvegjës, Muharrem Salihun, Florim Sahitin e  Fehmi Behën, dhe gjithashtu me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.

Sipas njoftimit, Kurti i kontaktoi ata për të biseduar rreth situatës që është krijuar tashmë në shumicën e vendeve të botës me pandeminë COVID-19, dhe e cila nuk përjashton as Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, transmeton Telegrafi.


“Ai u interesua se me çfarë sfida po përballën qytetarët atje dhe se çka mund të bëjë Republika e Kosovës për bashkëkombasit tanë në këto tri komuna shqiptare”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.

Tutje në njoftim thuhet se, Kurti i njoftoi ata të gjithë që në koordinim me Ministrinë e Financave e Transfereve dhe me Ministrinë e Shëndetësisë do të iu ndihmojë shqiptarëve të Luginës për ta tejkaluar sa më lehtë e shpejtë këtë pandemi.

“Shqiptarët e Medvegjës u ankuan që përveç pandemisë COVID-19, ata janë duke u përballur edhe me pandeminë e pasivizimit të adresave dhe ç’regjistrimit të banorëve shqiptarë. Në Medvegjë janë të regjistruar 1.200 shqiptarë, ndërsa në vitet e fundit rreth 4.000 të tjerë janë ç’regjistruar. Si pasojë e këtij dëbimi të heshtur, Medvegja rrezikon të humbë dygjuhësinë. Qeveria e Kosovës gjithmonë do të solidarizohet me shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe do të jetë pranë tyre gjatë çdo vështirësie”, vijon njoftimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori