LAJMI I FUNDIT:

Newcastle mendon për dy yjet e Barcelonës, Griezmann e Coutinho drejt Ligës Premier

Newcastle mendon për dy yjet e Barcelonës, Griezmann e Coutinho drejt Ligës Premier

Pronësia e klubit Newcastle United, pritet të kalojë nga Mike Ashley te princi i Arabisë Saudite Bin-Salman, ku parat nuk do të jenë më problem.

Milionat që do të vinë nga Arabia Saudite do ta shndërrojnë skuadrën bardhezi në një ekip pretendent për katër vendet e para në Ligën Premier.

Sipas “Daily Mirror”, klubi do të sigurojë fonde të mjaftueshme për të sjellë në Angli disa nga yjet e futbollit botëror dhe sipas gazetës, preferencat e tij janë dy dhe bëhet fjalë për Philippe Coutinho dhe Antoine Griezmann.


Të dy lojtarët janë në pronësi të Barcelonës.

Griezmann ka pasur luhatje të shumta në sezonin e tij të parë me katalanasit dhe një aventurë e re në Ligën Premier mund ta tundojë kampionin e Botës.

Në anën tjetër Coutinho që është në huazim te Bayern Munich nuk e ka gjetur vetën mirë në këtë klub.

Aktualisht janë vetëm zëra, por është e sigurt që Neëcastle do të zhvillojë një afat kalimtar të madhe duke filluar që nga stoli ku favorit për të marrë drejtimin është italiani Massimiliano Allegri. /Telegrafi/