LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet bashkërendim i përpjekjeve për rimëkëmbje të ekonomisë

Kërkohet bashkërendim i përpjekjeve për rimëkëmbje të ekonomisë
????????????????????????????????????

Kriza ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë jo vetëm për Kosovën por për të gjithë globin, ka kushtëzuar kufizimin në masë të madhe të veprimtarisë ekonomike, derisa mësimet e nxjerra prej saj duhet të shfrytëzohet për hapjen e horizonteve të reja. Kjo u konkludua sot gjatë një forumi virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti si dhe Ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se pandemia COVID19 ka ndezur një krizë të paprecedentë me ndikim të dyfishtë shëndetësor dhe ekonomik jo vetëm në Kosovë, por globalisht. Sipas tij, gjersa vendet në mbarë botën kanë përdorur politikat fiskale dhe monetare për t’u përballur me këtë krizë, Kosova ka qenë e hendikepuar me mundësi përdorimi vetëm të politikave fiskale, gjë që e ka vështirësuar përballjen me këtë situatë. Kryeministri në detyrë potencoi se Qeveria që ai drejton e ka bërë adresimin e krizës duke llogaritur e optimizuar çdo vendim, me qëllim të maksimizimit të aktivitetit ekonomik dhe minimizim të dëmit shëndetësorë. Ai u shpreh se në programin e tij qeverisës përfshihet fokusim i shtuar në zhvillim të ekonomisë, i cili synohet të arrihet duke e formalizuar ekonominë, duke luftuar korrupsionin dhe duke motivuar prodhimin. Kurti potencoi se kjo situatë unike ka dëshmuar rëndësinë e prodhimit vendor, dhe ka treguar nevojën për zëvendësim të importit me produkte vendore.

Besnik Bislimi, Ministër në detyrë i Financave dhe Transfereve u shpreh se qëllimi i pakos emergjente nuk ka qenë të mbulojë dëmin total ekonomik, meqë kjo do të ishte e pamundur. Sipas tij, pakoja është dizajnuar për të minimizuar sa më shumë dëmet, dhe për momentin ajo adreson vetëm çështjet emergjente, gjersa mbështetje tjetër për ekonominë parashikohet në pakon e rimëkëmbjes. Bislimi theksoi se targetimet brenda pakos emergjente kanë qenë pamundësimi i rritjes së varfërisë, punëmarrësi si urë mes amvisërisë dhe prodhimit, mbulimi i kostos agregate për bizneset si dhe kostoja shtesë për komunat. Bislimi tha se për pakon e re të rimëkëmbjes ekonomike do të konsultohet e edhe me ish-ministrat e Financave, dhe se është duke përcjellur me vëmendje praktikat dhe instrumentet që vendet e tjera po përdorin për relaksimin e kësaj gjendje në aspektin ekonomik, ashtu që të vlerësojë se cilët hapa mund të adaptohen në ekonominë tonë.


Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, tha se duke e marrë parasysh strukturën e paqëndrueshme ekonomike të Kosovës, ai bashkë me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi dhe ndërmarrësin Visar Ramajli kanë prezantuar një opinion i cili parasheh se gjatë fazës së rikuperimit, Kosova ka mundësi të zhvilloj një model të ri ekonomik të orientuar në zhvillim. Ai me këtë rast përmendi shembullin e Irlandës e cila pas krizës së vitit 2008 me koordinim të mirë politik dhe social si dhe strategji ekonomike të fokusuar në mbajtje të rritjes, arriti të ndryshojë pozitivsht kursin ekonomik të këtij vendi.

Ky forum virtual i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë u mbështet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe programi i BE-së për Zhvillim të Ndërmarrjeve dhe Lehtësim të Investimeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Kalo në kategori