LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të ketë revolucion në skuadrën e Barcelonës

Nuk do të ketë revolucion në skuadrën e Barcelonës

Quique Setien ka bërë të ditur se nuk do të ketë revolucion në skuadrën e Barcelonës, pasi ai është i kënaqur e shumicën e lojtarëve që ka.

Në mediat spanjolle raportohej se nga Blaugranasit do të largoheshin së paku pesë lojtarë, mirëpo duket se katalunasit janë të rezervua.

Coronavirusi ka bërë që kampioni i La Liga-s të preket thellë në financa dhe krerët nuk dëshirojnë të rrezikojnë.


Barcelona (Photo by David Ramos/Getty Images/Guliver)

Setien ka bërë të ditur se me këtë skuadër mund të arrij gjëra të mëdha dhe se nuk dëshiron te largojë lojtarë.

“Revolucioni mund të pres. Nuk mendoj se një gjë e tillë është e nevojshme. Nuk e shoh që kjo skuadër është e shpërdoruar”, ka thënë ai.

“Ne jemi lider në La Liga dhe jemi në garë për Ligën e Kampionëve, andaj do të shohim se çfarë do na sjell sezoni i ardhshëm dhe më pas të marrim vendime”, ka shtuar më tej Setien.

Nga Barcelona pritet të largohen Ivan Rakitic, Arturo Vidal, Nelson Semedo, Junior Firpo, Ousmane Dembele. Philippe Coutinho dhe Samuel Umiti, por varet se kë do të lejojë trajneri të largohet. /Telegrafi/