LAJMI I FUNDIT:

Maska për kujdesin ndaj lëkurës, të lehta për t’u përgatitur në kushte shtëpie

Në këto kohë izolimi, mundohuni të kaloni kohën duke u kujdesur për veten.

Kaltrina Brovina Zogiani, konsulente për përkujdesje të lëkurës ka përgatitur dy maska të lehta, por shumë efikase për lëkurën që ja vlenë t’i provoni, transmeton Telegrafi.

Më poshtë gjeni maskat:


Maskë kundër shenjave të moshës

Përbërësit:

  • 1 lugë e mesme jogurt
  • 1 lugë e mesme mjaltë
  • 1 lugë e mesme çaj i gjelbërt

Përgatitja:

I përziejmë përbërësit deri sa të fomohet një masë e njëtrajtshme. Në fytyrë të pastruar aplikojmë maskën dhe e mbajmë deri në 20 minuta. E shperlajmë me ujë të vakët.

Përfitimet nga maska:

JOGURTI– përmban acid laktik dhe alfahidroks të cilat ndihmojnë për pastrimin e lëkurës së vdekur, ndihmonë në parandalimin e rrudhave të parakohshme si dhe zbehjen e shenjave dhe linjave të mimikes.

MJALTA– ka veti antibakteriale përmban antiskeptik dhe antioksidant, ndihmonë në riparimin e lëkures nga dëmtimi i rrezeve të diellit, hidraton lëkuren dhe lufton formimin e akneve.

ÇAJI I GJELBËRT– përmban antioksidantë të fuqishëm, të cilët ndihmojnë qetësimin e akneve, shenjave dhe rrudhave.

Maskë për balancimin e yndyrës

Përbërësit:

  • 1 lugë e mesme lëng limoni
  • 1-2 dredhëza

Përfitimet nga maska:

Kjo maskë pastron poret thellësisht dhe balancon yndyrën.

LËNGU I LIMONIT- është astrigent natyral i cili ndihmonë në zbehjen e shenjave dhe pikave te errëta.

DREDHËZAT- përmbajnë acid hidroksil gjë që ndihmonë në kontrollin e prodhimit të tepërt të yndyrës duke parandaluar formimin e puçrrave dhe pikave të zeza. Dredhëzat janë të pasura me vitaminë C, acid salicilik, asparatik, folate dhe fibra.

Këtë frut e gjejmë në shumë produkte kozmetike dhë përdorimi direkt në lekurë është i sigurtë.

Përgatija:

Shtypim dredhëzën dhe ia shtojmë lëngun e limonit, e përziejmë deri sa të fomohet një masë si maskë, e vendosim në lekurë të pastërt. Pas 20 minutash e shpërlajmë me ujë të vakët dhe pastaj edhe me ujë të ftohët.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Pija në të cilën betohet Melania Trump: Zvogëlon apetitin, dëshirën për ëmbëlsira dhe përshpejton humbjen e peshës trupore!

Pija në të cilën betohet Melania Trump: Zvogëlon apetitin, dëshirën për ëmbëlsira dhe përshpejton humbjen e peshës trupore!

Një ushtrim për formë të përsosur për të cilin betohet Melania Trump

Një ushtrim për formë të përsosur për të cilin betohet Melania Trump

Pa botoks dhe filerë: Melania Trump ka zbuluar sekretin e dukjes së shkëlqyeshme të saj në moshën 50-vjeçare

Pa botoks dhe filerë: Melania Trump ka zbuluar sekretin e dukjes së shkëlqyeshme të saj në moshën 50-vjeçare

Me këtë truk do ta keni shumë të lehtë të arrini grimin perfekt të “smokey eyes”

Me këtë truk do ta keni shumë të lehtë të arrini grimin perfekt të “smokey eyes”

Grim
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Kalo në kategori