Rreth 1,400 punëtorë që kanë punuar pa kontrata të punës në kompani të ndryshme private në Kosovë, kanë parashtruar kërkesa për regjistrim në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), në mënyrë që të përfitojnë nga një pako emergjente e Qeverisë së Kosovës.
Përmes kësaj pakoje, të miratuar për të luftuar pasojat ekonomike të pandemisë së coronavirusit, qeveria ka mundësuar që punëtorët “pa letra” të nënshkruajnë marrëveshje me punëdhënësin së paku një vit, në mënyrë që të përfitojnë nga 130 euro për muajt prill dhe maj.
Për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë, Qeveria e Kosovës, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë eurosh, e cila duhet të zbatohet nga ATK-ja.
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, tha për Radion Evropa e Lirë se bizneset dhe punëtorët mund të parashtrojnë kërkesa deri më 15 maj.
“Kanë aplikuar rreth 1,400 punëtorë, të cilët janë të seleksionuar në kategorinë C, që nënkupton se kanë lidhur marrëveshje me pronarin pas datës 1 mars dhe të cilët do të marrin nga 130 euro në muaj”, tha Murtezaj.
Pronarët e kompanive po lidhin kontrata me anëtarë të familjes?!
Por, përfaqësues të punëtorëve dyshojnë se bizneset po e keqpërdorin këtë mundësi, pasi, sipas tyre, pronarët po nënshkruajnë kontrata me anëtarët e familjeve të tyre.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, që funksionon në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se pronarët po përfitojnë në mënyrë individuale.
“BSPK-ja në terren ka vërejtur se pronarët fillimisht po e plotësojnë listën me anëtarët e rrethit familjar, e më pas, nëse mbetet hapësirë për punëtorë… Kompanitë nuk e kanë qëllim që t’i legalizojnë punëtorët. Edhe në këtë rast, kompanitë qëllimin e kanë që të përfitojnë në mënyrë individuale”, tha Azemi.
Sipas BSPK-së, në tregun e punës llogaritet të jenë mbi 150 mijë punëtorë pa kontrata. Kjo sindikatë vazhdimisht ka shprehur shqetësimin se, përveç mungesës së kontratave, në sektorin privat punëtorët punojnë me orar të zgjatur, me vetëm një ditë pushim gjatë javës dhe pa pushim vjetor.
Keqpërdoruesit e pakos do të ndëshkohen
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se deri më tani nuk kanë informacione për keqpërdorime, por nëse evidentohen të tillat pas verifikimit të listave, pronarët do të ndëshkohen konform ligjeve në fuqi.
“Ne kemi një sistem shumë funksional brenda ATK-së dhe kemi mundësi që të masim apo të bëjmë krahasimin e këtyre të dhënave. Në rast se konfirmohet se ka keqpërdorime të tilla, duke paraqitur anëtarë të familjes, që në realitet nuk janë të punësuar në kompani, atëherë do të ndërmerren masa juridike në përputhje me ligjin”, siguroi Murtezaj.
Nga data 11 prill, kur ka filluar aplikimi në sistemin elektronik për përfitime nga pakoja fiskale, e deri më sot, në ATK kërkesa për kompensim kanë paraqitur gjithsej 6,096 biznese. Nga to, për kompensim të pagave për punëtorët janë 4,917 biznese, me rreth 29 mijë punëtorë. Në këtë shifër hyjnë edhe punëtorët e rinj. Kurse për kompensim të qirasë janë paraqitur 1,179 kërkesa.
Numri i përgjithshëm i punëtorëve me kontrata, e që kanë kërkuar kompensim, është rreth 29 mijë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze