Bislimi fton ish-ministrat e financave për të diskutuar rreth “Pakos për Rimëkëmbjen e Ekonomisë”
Ministri në detyrë i Financave she Transfereve, Besnik Bislimi ka ftuar të gjithë ish-ministrat e Financave të Kosovës, për takim siç ka thënë ai konsultues rreth “Pakos për Rimëkëmbjen e Ekonomisë”.
Bislimi këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku tha se e sheh si të rëndësishëm bisedën me bartësit e pozicionit të njëjtë me të, në periudha të ndryshme që të diskutojnë për fokusin primar të pakos për rimëkëmbjen e ekonomisë.
“Në këtë kontekst e shoh të rëndësishme që të ulemi bashkë, dhe si bartës të pozicionit të njejtë publik, por në periudha të ndryshme kohore, të diskutojmë për fokusin primar të pakos për rimëkëmbjen e ekonomisë, kornizën monetare, organigramën implementuese dhe burimet e mundshme të financimit. E shoh si tejet të rëndësishme që në këtë fazë të dëshmojmë gatishmëri maksimale për bashkëpunim duke lënë anash cilindo mospajtim eventual politik a personal. Sugjeroj që takimin ta mbajmë ditën e martë, me 21 prill 2020, me fillim në ora 10 në sallën nr.38 në ndërtesën qendrore të Qeverisë”, thuhet në ftesën e Bislimit.
Kjo është letra e plotë:
Të nderuar ish-Ministra të Financave të Republikës së Kosovës, z. Bedri Hamza; z. Avdulla Hoti; z. Besim Beqaj; z. Haki Shatri; z. Ahmet Shala dhe z. Ali Sadriu;
I nderuari Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, z. Fehmi Mehmeti
Fillimisht uroj që Ju dhe familjet Tuaja ta kaloni sa më lehtë këtë peirudhë jo të zakonshme nëpër të cilën po kalojmë të gjithë ne së bashku.
Padyshim që kriza nëpër të cilën po kalojmë është në radhë të parë shëndetësore, dhe rrjedhimisht mbrojtja e jetës së qytetarit përbën prioritetin kryesor të angazhimeve të secilit prej nesh. Por, përtej natyrës shëndetësore, dëmi i shkaktuar ekonomisë sonë dhe mirëqenies së familjeve tona është shumëfish më i madh se sa kostoja e drejtpërdrejtë shëndetësore. Për të adresuar sfidat momentale si pasojë e masave të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës, Ministria e Financave dhe Transfereve ka dizajnuar një pako emergjente fiskale, e cila synon mbrotjen e qytetarëve nga rreziku i ekspozimit ndaj varfërisë ekstreme, mbrotjen e të ardhurave të të punësuarve në sektorin privat, mbrotjen e kompanive në vështirësi financiare si dhe mbrotjen e shëndetit financiar të komunave tona.
Ne jemi të vetëdijshëm, që sektorit privat por edhe amvisërive do i duhet një periudhë paksa më e gjatë kohore deri në rehabilitim të plotë dhe kthim në kapacitetet e shfrytëzuara në fillim të pandemisë, që nënkupton se rimëkëmbja e llojit “V” mund të kërkojë një periudhë kohore përtej këtij viti kalendarik. Rrjedhimisht, si sektori privat, ashtu edhe tregu i punës do të kenë nevojë për stimulim shtesë fiskal e monetarë, masa këto që duhet të jenë të mire-përgatitura, mire-targetuara dhe mire-implementuara. Për më tepër, do ketë nevojë për një bashkërendim të ideve edhe me të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër pritet të jenë përfitues të “Pakos për Rimëkëmbjen e Ekonomisë”, por edhe me ekspertë të shumtë, si vendor ashtu edhe nga mërgata jonë.
Në këtë kontekst e shoh të rëndësishme që të ulemi bashkë, dhe si bartës të pozicionit të njejtë publik, por në periudha të ndryshme kohore, të diskutojmë për fokusin primar të pakos për rimëkëmbjen e ekonomisë, kornizën monetare, organigramën implementuese dhe burimet e mundshme të financimit. E shoh si tejet të rëndësishme që në këtë fazë të dëshmojmë gatishmëri maksimale për bashkëpunim duke lënë anash cilindo mospajtim eventual politik a personal. Sugjeroj që takimin ta mbajmë ditën e martë, me 21 p rill 2020, me fillim në ora 10 në sallën nr.38 në ndërtesën qendrore të Qeverisë.
Me shpresë që do të konfirmoni ardhjen tuaj, Ju uroj një vikend të rehatshëm pranë familjeve tuaja.
Me respekt
Besnik Bislimi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë