LAJMI I FUNDIT:

Në Ferizaj 66 qytetarë me COVID-19 – 44 në pritje të rezultatit

Në Ferizaj 66 qytetarë me COVID-19 – 44 në pritje të rezultatit

Në komunën e Ferizajt deri më tani janë 66 persona të infektuar me COVID-19, derisa dy prej tyre kanë ndërruar jetë. Të premten është shënuar viktima e dymbëdhjetë ne Kosovë, dhe bëhet fjalë për 70 vjeçarin nga Ferizaj, i cili kishte qenë shofer në kampin “Bondsteel”.

Kështu ka bërë të ditur për KP kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili thekson se 70 vjeçari ka tash e sa ditë që po trajtohej në Klinikën Infektive në QKUK.“ I ndjeri ka pasur moshën 70 vjeçare ka qenë vozitës në kampin “Bondsteel”, dhe ka qenë që disa ditë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë. Ndërsa, për fatin e keq sot ka ndërruar jetë”, thotë Aliu.

Ndër të tjera, i par i i komunës së Ferizajt bën të ditur se viktima nga Ferizaj kishte jetuar vetëm.


Ndërsa, gjatë ditës priten rezultatet për 44 qytetarë të kësaj komune, të dyshuar me Covid-19.

“ I ndjeri kohëve të fundit ka qenë duke jetuar vetë, sepse bashkëshorten dhe fëmijët i ka jashtë vendit. Dhe sigurisht për shkak të kufizimeve të pandemisë ka qenë i vetëm. Ndërsa, sa i përket testeve, pritet që në mbrëmje t’i kemi edhe një grupim tjetër të rezultateve që janë marrë sot mostrat nga ata që kanë pasur kontakte me të prekur me Covid-19. Dhe ky numër është 44 mostra”, thekson kryetari Agim Aliu.

Veç tjerash, ai njofton se banorët e komunës që ai udhëheq po respektojnë masat e marra që tri ditë nga Ministria e Shëndetësisë për kufizim të lëvizjes, me qëllim të parandalimit të përhapjes.

Aliu thekson se në rrugët e qytetit të Ferizajt po vërehet një numër më i vogël i qytetarëve, dhe kryesisht janë ata të cilët lëvizin me automjete.

Më tej u shpreh shqetësimin se ka mungesë të policëve, marrë parasysh edhe gjendjen në të cilën ndodhën, dhe numrit të të infektuarve në vend.

“Ajo që është shqetësim më shumë është sa i përket kapaciteteve të Policisë për faktin se Ferizaj është një qytet, respektivisht një komunë me territor të madh, dhe numër të madh të banorëve. Dhe sigurisht se masat apo vendimi për tu bërë karantinë komuna e Ferizajt, e po ashtu tash edhe numri i madh i pacientëve që pritet të shtohet në ditët në vijim, me kapacitet që ka Policia e Kosovës, është e papërballueshme që të menaxhohet. Sepse edhe në kuadà «r të karantinës së Ferizaj, ka edhe vendbanime që janë në karantinë dhe kur kësaj i shtohet që sipas rekomandimeve të IKShP-së duhet që të prekurit të jenë vazhdueshëm në mbikëqyrje është bukur shumë për policinë”, deklaron Agim Aliu.

Deri më tani në komunën e Ferizajt janë 66 të infektuar me korona virus, ku dy prej tyre kanë vdekur. Ndërsa, në Kosovë deri të premten pasdite kanë janë regjistruar 449 raste, prej tyre 79 të shëruar dhe 12 viktima.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë

BE-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë

Lajme
Analistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi

Analistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu

Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu

Siguri
“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith

“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith

Lajme
LDK dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

LDK dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

Lajme
Kurti në Norvegji takon mërgatën, u bënë thirrje të investojnë në Kosovë

Kurti në Norvegji takon mërgatën, u bënë thirrje të investojnë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori