LAJMI I FUNDIT:

Konjufca bisedë telefonike me homologun e tij gjerman – kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

Konjufca bisedë telefonike me homologun e tij gjerman – kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass.

Konjufca ka bërë të ditur se me homologun e tij gjerman ka biseduar rreth pandemisë së COVID-19, heqjen e taksës dhe aplikimin e reciprocitetit si dhe për liberalizimin e vizave, transmeton Telegrafi.

“Gjatë kësaj bisede kemi diskutuar për masat e ndërmarra deri tani për ballafaqimin me pandeminë. Kësaj radhe me z.Mass diskutuam për Procesin e Berlinit dhe për raportet me vendet e rajonit. Ndër të tjera e kam informuar ministrin gjerman për heqjen e taksës 100 për qind dhe për aplikimin e reciprocitetit ndaj Serbisë. Natyrisht që gjatë kësaj bisede telefonike kemi folur edhe për marrëdhëniet në mes të dy shteteve tona dhe sigurisht që si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës kam kërkuar që të na mbështesin në procesin për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Konjufca në Facebook.


Konjufca ka pohuar se i ka shprehur mirënjohje Mass dhe se i ka treguar që i gëzohet faktit që Gjermania e merr udhëheqjen e radhës të BE-së në korrik./Telegrafi/

https://www.facebook.com/GlaukKonjufca1981/posts/1386573494863171

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori