LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Shpenzime për “koncerte”, në kohë pandemie!

Maqedoni: Shpenzime për “koncerte”, në kohë pandemie!

Në kohën e pandemisë kur shumica e bizneseve po përballen me reduktime të pagave dhe përjashtim të punëtorëve nga puna, Qyteti i Shkupit doli me idenë që të financojë performancat në rrugë në shumën e një page minimale. Nga atje nuk tregojnë se sa para do të ndajnë për këtë projekt, por thonë se artistët do të marrin nga 14,500 denarë vetëm për një performancë.

Qyteti i Shkupit

“Të gjithë artistë nga territori i Shkupit do të marrin një honorar solidar prej 14,500 denarëve për një nga performancat artistike në parqe dhe rrugë që do të zgjasin jo më shumë se dy orë”


Drejtoresha e Qendrës Informative Kulturore Sermine Purini thotë se gjatë përformimit të artistëve nuk do të prishet ora policore dhe do të respektohen masat e Qeverisë. Por asnjë përgjigje për ruajtjen e qetësisë nëpër banesa dhe shmangien eventuale të incidenteve mes banorëve, atyre që janë pro organizimeve të këtilla dhe atyre që kundërshtojnë.

Video thirrje – Sermine Purrini, Drejtoresha e QIK

“Unë jam e bindur se qytetarët do të rrinë nëpër shtëpitë e tyre, do të dalin nëpër ballkone por pa dal jashtë. Sepse edhe ata që do të performojnë patjetër që do ta kenë distancën në dy metra. 3 deri në 4 persona do të performojnë dhe jo më tepër”

Në manifestime të ngjashme që janë mbajtur në kryeqytet ka pasur mos respektim të orës policore nga individë që kanë dalë në grupe para banesave të tyre por edhe denoncime për prishje të qetësisë siç ishte rasti i fundit në lagjen Veri të Shkupit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori