LAJMI I FUNDIT:

La Repubblica: 200 euro nëse e falënderoni Rusinë për ndihmat, grupi në WhatsApp që po nxit italianët ta bëjnë një gjë të tillë

La Repubblica: 200 euro nëse e falënderoni Rusinë për ndihmat, grupi në WhatsApp që po nxit italianët ta bëjnë një gjë të tillë

E përditshmja italiane La Repubblica ka raportuar se prej më shumë se një javë, shtetas rusë me banim në Itali janë duke ju dërguar ftesa miqve të tyre italianë, që të regjistrojnë video-mesazhe falënderuese e mirënjohjeje për Rusinë dhe presidentit e saj Vladimir Putin.

Pas regjistrimit, këto video-mesazhe do të postohen në rrjetet sociale, ndërsa personat që i regjistrojnë dhe i postojnë do të shpërblehem me nga 200 euro.

Ftesat shtetasve italianë që do të falënderonin Rusinë dhe Putinin, janë dërguar përmes rrjeti të komunikimit WhatsApp. Pas realizimit të video-mesazhit, ata do të duhej që ato t’i postonin në rrjetet sociale si Facebook, Tëitter apo Istagram. Për video-mesazhe dhe foto domethënëse me tekst paguheshin deri në 200 euro, ndërsa vetëm mesazhe me tekst paguhej më pak.


Njëri prej mesazheve që e botoi La Reppublica ishte, “atyre ju nevojiten 15 italianë, të cilët do të flisnin diçka të mirë për ndihmat ruse”.

Lajmi origjinal në La Repubblica

Ambasada ruse në Romë ka thënë se nuk qëndron prapa këtij organizimi, por ka dyshime se e gjithë kjo është vepër e shërbimeve inteligjente ruse të njohura për aktivitetin e tyre në kuadër të luftës hibride.

Shërbimet inteligjente italiane kanë theksuar se që nga data 22 mars, kur kanë zbarkuar ndihmat ruse në Itali, në rrjetet sociale kanë filluar të publikojnë mesazhe përmes të cilave ftoheshin shtetasit italianë që të falënderonin presidentin Putin, duke specifikuar se, “Putini na ka ndihmuar për dallim nga Bashkimi Evropian”.

Këtij plani rus për të paguar mesazhe në rrjetet sociale i ka paraprirë raportim i medieve italiane, të cilat kishin evidentuar se rreth 80 për qind e ndihmave ruse që i janë dërguar Italisë për luftimin e pandemisë COVID-19 janë të papërdorshme për këtë qëllim dhe se i gjithë objektivi rus ishte më shumë propagandistik sesa humanitar.

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori