Doktori paralajmëron të gjithë ata me alergji që gjatë pandemisë së coronavirusit të mos përdorin spreje për hundë
Disa mjekë në botë pyesin a janë sprejet për hundë dhe për shpëlarje të hundës aktualisht tretmanë më adekuatë për personat të cilët vuajnë nga alergjia për shkak të brengosjes që pikërisht mund të mbajnë gjatë coronavirusin në hundë
– Ata të cilët janë alergjikë në polen, jashtë teshtijnë, u rrjedh hunda, u kruhen sytë dhe shpesh u mbyllen hundët – ka theksuar dr. Paul Walker, otorinolaringolog nga Florida, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ekzistojnë dy simptoma të cilat mund të vërehen edhe te njerëzit me alergji, edhe te 30 për qind e pacientëve të cilët janë të sëmurë nga coronavirusi.
– Në raportet nga Franca dhe Italia shohim që njëri ndër simptomat më të shpeshtë është humbja e aromës dhe e shijes – ka thënë ai dhe ka shtuar që alergologët këto simptoma i lidhim me alergjitë dhe inflamacionin e sinusit, andaj theksojnë që nëse pacienti ka pasur ethe bashkë me humbjen e aromës dhe shijes, atëherë do të dyshohet në virus.
Pikërisht për këtë shkak mjekët shpesh u përshkruajnë antihistaminë pa recetë për kontroll të simptomave të alergjisë. Mirëpo, gjatë pandemisë së coronavirusit gjithnjë e më shpesh kemi dilemë.
– Janë shfaqur disa dyshime që sprejet nazalë do të munden më lehtë të mobilizojnë virusin, prandaj aktualisht nuk rekomandojmë spreje për hundë, ndërkaq shpëlarja afatshkurtër me tretje fiziologjike ndihmon më shumë – thekson ai.
Tani për tani, dr. Walker propozon antihistaminë oralë për kontroll të simptomave të alergjisë gjithnjë derisa të mos bëhen hulumtime të mjaftueshme të cilat do të përcaktonin se a shkaktojnë sprejet më shumë dëm sesa dobi gjatë pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City