Vaji i lirit njihet që nga kohët e lashta, veçanërisht në industri, dhe pastaj si pjesë e ushqimit.
Relativisht kohët e fundit ka filluar të përmendet më shpesh, veçanërisht pasi që disa mjekë dhe terapistë me përvojë kanë filluar ta përmendin si një lidhje kyçe në parandalimin dhe shërimin e karcinomave, sidomos në raport dhe kombinim adekuat me ushqimet tjera, siç është për shembull djathi i freskët i lopës.
Ndihmon tek sëmundja e Chronit, koliti ulcerativ, artriti, depresioni, djegiet, aknet dhe gjendjet dhe sëmundjet tjera të lëkurës, redukton simptomat e astmës, dhimbjeve nga menstruacionet, redukton tensionin e ngritur të gjakut. Pavarësisht kësaj, nëse tashmë i konsumoni disa ilaçe apo shtesa në ushqim, duhet të këshilloheni me mjekun kur bëhet fjalë për konsumimin e vajit të lirit, sepse rrit dhe zvogëlon veprimin e disa ilaçeve dhe mund të shkaktojë mosbalancim në marrjen e acideve yndyrore.
Dallimi i farave të lirit nga drithërat e tjera
Farat e lirit dallohen nga drithërat dhe bimët e tjera të cilat na japin vajin sepse janë jashtëzakonisht të pasura me acidet e pangopura yndyrore, më të pasura se vaji i ullirit, e të mos flasim për vajin e lulediellit ose farat e kungullit. Pikërisht, acidi alfalinoleik, i cili u përket acideve yndyrore omega-4 gjendet në vajin e lirit, dhe madje në përqindje të madhe.
Sigurisht e dimë se sa janë të nevojshme acidet yndyrore omega 3 për ruajtjen e zemrës dhe enëve të gjakut, në rregullimin e nivelit të kolesterinës në gjak, ruajtja nga sëmundjet e sistemit nervor dhe para së gjithash në balancimin e duhur të acideve yndyrore omega 3 dhe omega 6 të cilat janë të domosdoshme për parandalimin e inflamacioneve në organizëm.
Vajrat e farave
Vaji i farave të lirit mund të kombinohet në shumë mënyra në kuzhinë. Disa e rekomandojnë me djathin e freskët të lopës tashmë të përmendur sepse para së gjithash është më pak i yndyrshëm prandaj “më lehtë” e thith yndyrën nga vaji i lirit, dhe njëkohësisht shërben edhe si njësi transportuese e acideve yndyrore nga vaji deri tek qelizat në organizëm.
Është jashtëzakonisht i pasur me proteina dhe kalcium. Mund ta hani si shtesë të sallatave apo shtesave të perimeve, por pasi që të ftohen sepse në temperatura të larta vaji i lirit dekompozohet në materie të dëmshme që helmojnë organizmin tuaj. Po ashtu, kur hapet një herë, rekomandohet të shpenzohet brenda 3 javësh, ndërsa duhet të ruhet në shishe të ftohtë dhe të errët që të mos vijë deri tek ndryshimet në strukturë.
Nëse prishet, vaji do të jetë i tharbët, ndërsa ai i freskëti në gjendje të mirë është pa aromë, me shije të ngjashme me arrat dhe frytet arrore. Rekomandimi është një deri dy lugë në ditë, përveç nëse sipas rekomandimit të nutricionistëve apo mjekëve nuk është përshkruar ndryshe. Një gram vaj ka 9 kcal, ndërsa është burim shumë i mirë i yndyrave.
Nëse dëshironi të fitoni edhe përbërës më kualitativë të lirit, në ushqyerjen e përditshme përfshini edhe farat, përbërësit e të cilave në këtë mënyrë absorbohen edhe më mirë, dhe të cilat janë pranishme më shumë se në vetë vajin, ndërsa fjala është për vitaminat B, C, E, fitosterolet: mineralet e kalciumit, selenit, bakrit, hekurit, zinkut, natriumit, magnezit, fosforit dhe kaliumit.
Farat është më së miri të blihen të plota dhe vetëm të bluhen apo shtypen para përgatitjes së ushqimit sepse të bluarat nëse qëndrojnë më gjatë se 15 minuta humbin përbërësit kualitativë, respektivisht oksidojnë. E rëndësishme është të dihet që nuk bën t’i nënshtrohen përpunimit termik sepse kështu acidet e pangopura yndyrore ndryshojnë dhe dekompozohen në të dëmshme.
Gjithçka me masë
Në kohën e fundit, me rritjen e përdorimi të vajit të lirit dhe konsumimit të farave, janë shfaqur më shumë shkencëtarë të cilët konsiderojnë që vaji i lirit nuk është aq i shëndetshëm sa flitet, pikërisht për atë që diku mund të qëndrojë i hapur në temperaturë të papërshtatshme dhe atëherë bëhet madje kancerogjen dhe vepron keq në zemër dhe enët e gjakut.
E rëndësishme është të dihet data e shtypjes, e cila gjendet në të gjitha shishet kualitative të vajit të lirit. Po ashtu, është jashtëzakonisht e rëndësishme ta mbani në frigorifer pas hapjes sepse në të kundërtën prishet dhe bëhet i dëmshëm. Po ashtu, në sasi më të mëdha duhet të konsumohet nën mbikëqyrjen e mjekut sepse në mënyrë të pafavorshme vepron në rastin e disa sëmundjeve nga të cilat eventualisht sëmuren konsumuesit.
Është e rëndësishme të keni masë, si në gjithçka. “Kriposeni” sallatën me vaj liri. Shtoni një lugë me djathë të freskët lope pas treningut sepse kështu do të fitoni vaktin me proteina dhe yndyra të pasura me acidet yndyrore omega 3, që janë të domosdoshme për punën të drejtë të sistemit të qarkullimit të gjakut dhe zemrës, trurit, por edhe sistemeve tjera në organizëm. Nëse vendosni ekuilibër në ushqim, keni gjetur recetën për shëndet të mirë dhe jetëgjatësi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj