LAJMI I FUNDIT:

City ofertë për mbrojtësin e talentuar francez Kamara

City ofertë për mbrojtësin e talentuar francez Kamara
Boubacar Kamara. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Pep Guardiola po synon ta përforcojë repartin e mbrojtjes te Manchester City për edicionin e ardhshëm.

Mbrojtja ka qenë reparti që ka çaluar më së shumti këtë edicion tek kampionët në fuqi të Anglisë dhe Guardiola është i vetëdijshëm për këtë.


Kësisoj trajneri spanjoll ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferime të reja në repartin defensivë.

Talenti francez i Olympique Marseille, Boubacar Kamara është në shënjestër të Cityt.

20-vjeçari ka bërë një sezon të madh me fanellën e gjigantit francez dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

Boubacar Kamara . (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

Mediat franceze kanë raportuar se në zyrat e Marseilles tani ka mbërritur oferta e parë nga Manchester City.

Kampioni në fuqi anglez ka ofruar 32 milionë euro për Kamaran, ofertë që nuk është pranuar nga Marseille.

Skuadra nga Stade Veledrome ka kërkuar nga Citizens të ngrit edhe për disa milionë euro ofertën e tyre.

Marseille synon që nga shtija e Kamaras të fitojë mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori