LAJMI I FUNDIT:

Dreshaj: Shërohen dy pacientë me COVID-19 nga Vushtrria, katër të tjerë në gjendje të rëndë

Dreshaj: Shërohen dy pacientë me COVID-19 nga Vushtrria, katër të tjerë në gjendje të rëndë

Infektologu Shemsedin Dreshaj thotë se aktualisht në Klinikën Infektive të QKUK-së, numri i të spitalizuarve me COVID-19, është 35, derisa theksoi se 2 pacientë nga komuna e Vushtrrisë, konsiderohet të shëruar nga coronavirusi dhe janë kthyer në shtëpi.

Në një prononcim për KP ai theksoi se gjendja e të prekurve me COVID-19, është stabile duke përjashtuar këtu 2 pacientë të cilët janë me oksigjeno-terapi dhe 2 të intubuar.

“Momentalisht në klinikën Infektive, janë 35 të spitalizuar, përjashtuar 4 pacientë të cilët 2 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe 2 prej tyre janë të intubuar, gjendja e të tjerëve është stabile”, u shpreh Dreshaj.

Sa i përket pacientëve të cilët janë liruar sot nga Klinika Infektive, ai thotë se rezultat e konfirmimit laboratorik, ende nuk i kanë, mirëpo këta të fundit kanë qenë të shëruar nga COVID-19, andaj dhe janë liruar nga kjo klinikë.

“Realisht i kemi bërë 2 lëshime sot, për 2 paciente të cilët praktikisht kanë qenë të shëruar prej koronavirusit, rezultatet e konfirmimit laboratorik ende nuk i kemi por realisht ata kanë shkuar në shtëpi, janë dy pacientë nga komuna e Vushtrrisë”, thotë Dreshaj

Kur jemi te masat mbrojtëse të cilat janë të nevojshme për trajtimin e të prekurve me COVID-19, Dreshaj bëri të ditur se janë të pajisur me të gjitha masat mbrojtëse dhe se po punohet me përkushtim.

Ndryshe, në Kosovë numri i të prekurve me coronavirus momentalisht është 250, 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese dhe 52 të shëruar.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori