LAJMI I FUNDIT:

Aliu: 18 rastet e reja me COVID-19 në Ferizaj erdhën nga kontakti me një person të vetëm

Aliu: 18 rastet e reja me COVID-19 në Ferizaj erdhën nga kontakti me një person të vetëm

Sonte nga Komuna e Ferizajt janë konfirmuar edhe 18 raste të reja të infektuara me COVID-19.

Kryatari Agim Aliu tha për RTV Dukagjinin, se 18 rastet janë kontakte të shoferit të Kampit Bondsteel i cili ka ndërruar jetë ditë më parë si pasojë e infektimit me coronavirus.


“Kjo tregon më së miri për kujdesin që duhet të kenë qytetarët në atë që ne po themi në respektimin e udhëzimeve të institucioneve shëndetësore, sepse ja një rast i vetëm shpërthen dhe paraqiten edhe 18 raste tjera”.

Aliu thotë se Instituti i Shëndetit Publik sot ka marrë 38 mostra në Ferizaji dhe për fat të keq 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Ndryshe i ndjeri ka pasur kontakte me gjithsejtë 48 persona”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i Ferizajt ka thënë se masat më të mira për të luftuar coronavirusin COVID-19 është qëndrimi në shtëpi.

“Ajo që ndodhi sot është dëshmia më e mirë e asaj që kemi thënë se këto dy javët do të jenë më të vështirat në luftë me coronavirusin”, tha ndër të tjera Agim Aliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

Politikë
Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Lajme
Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Kryeministri serb: Serbia e gatshme të bëjë kompromise me Kosovën

Lajme
Arrestohen dy të dyshuar për hedhjen e granatës nëntorin e vitit 2023 në Prishtinë

Arrestohen dy të dyshuar për hedhjen e granatës nëntorin e vitit 2023 në Prishtinë

Drejtësi
Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Si u nxor nga konteksti fjalia ku Edi Rama e përmendi SHBA-në si “një nga tri të këqijat e botës”?

Lajme
Kalo në kategori