LAJMI I FUNDIT:

Llapi reagon për pakon emergjente të FFK-së: Duhet të reagojnë të gjitha klubet

Llapi reagon për pakon emergjente të FFK-së: Duhet të reagojnë të gjitha klubet

Llapi ka reaguar duke thënë se janë të pakënaqur me ndihmën që do të marrin nga Federata e Futbollit të Kosovës gjatë krizës së pandemisë.

FFK-ja të premten ka bërë publike pakon emergjente për komunitetin e futbollit, por klubi llapjan është shprehur i shqetësuar me drejtuesit e FFK-së dhe shumë prej 12 500 euro që është ndarë në çdo klub.


Pakoja parasheh që nga 35 persona të klubeve të Superligës të marrin nga 350 euro.

Llapi ka reaguar përmes një komunikate, ndërsa ka thënë se 350 euro për person nuk mjaftojnë as për qira, duke kërkuar reagim edhe nga klubet tjera.

“Kërkojmë nga të gjitha klubet të jemi njëzëri e të reagojmë sepse kjo shumë e të hollave është e papranueshme për klubet e Superligës, duke e ditur se tash e tri vjet nuk na shpërndahen mjetet e solidaritetit të UEFA-s për klube të Superligës dhe të Ligës së Parë, shuma e të cilave është 2 milionë e 400 mijë euro. Ndërsa kjo shumë e ndarë është sa për sy e faqe, apo më mirë të themi për të na hedhur hi syve. Ky është turpi i radhës i atyre që menaxhojnë në FFK, që tregon më së miri se sa mendojnë ata për të mirën e futbollit”, thuhet në komunikatën e Llapit.

Llapi ka vlerësuar se klubet e Superligës po dëmtohen dhe neglizhohen nga ata që udhëheqin futbollin në vend.

“Nuk po dëshirojmë ndihma nga FFK-ja por vetëm mjetet që na takojnë, kurse mjetet e qeverisë të ndahen për klubet e Ligës së Parë, Ligës së Dytë dhe ligave tjera. Kurse mjetet në vlerë prej 2 milionë e 400 mijë euro duhet t’iu ndahen klubeve të Superligës, jo ndihma të tjera”, thuhet në reagimin e Llapit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori