A e keni vërejtur që ju mundon ankthi në gjumë gjatë pandemisë së coronavirusit?
Përse ju ndodh kështu, jua shpjegon analistja e ëndrrave Jane Teresa
Ajo është përpjekur të shpjegojë përse na ndodh kështu dhe si ta pengojnë shfaqjen e ëndrrave negative.
Përse tani kemi më shpesh ankth nate se zakonisht?
Teresa ka shpjeguar që ëndrrat tona procesojnë përvojat tona të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme gjatë një apo dy ditëve të fundit dhe i krahason ato me përvojat e ngjashme nga e kaluara jonë, shkruan Express.co.uk, përcjell Telegrafi.
– Kur ndjenjat tuaja mbushen, gjithmonë do të kthehen t’ju “kafshojnë” në ëndrra – thotë ajo dhe vazhdon:
Është me rëndësi t’i pranoni që frikësimet tuaja dhe që të jeni të vetëdijshëm për to.
– Disa përpiqen t’i ndrydhin frikësimet e veta dhe emocionet e tjera, mirëpo ato jetojnë në pjesën tonë të pavetëdijshme dhe në mënyrë të ndjeshme ndikojnë edhe në mendimet dhe veprimet tona – shpjegon Teresa dhe thotë që atëherë ndodh që ato frikësime vijnë në ëndrra dhe i kontribuojnë netëve të pagjumë.
– Shumica e njerëzve tani i përpunojnë frikësimet, prandaj ëndrrat e tyre janë shpesh të tmerrshme.
Aktualisht në ëndrra shfaqen shumë tema të zakonshme, ndërsa është për t’u habitur që jo që ajo që na frikëson në ëndrra nuk ngjan me atë që na frikëson në kur jemi zgjuar.
Tema më e shpeshtë për ankthe nate tani është mbyllja brenda shtëpisë, kontrolli, humbja edhe shumë gjëra të tjera për shkak të situatës së sapokrijuar të cilën e ka shkaktuar virusi, përfundon ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe