LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Javët në vijim janë më kritike, apelon qytetarët të rrinë në shtëpi, ta mbajnë pastërtinë dhe distancën

Kurti: Javët në vijim janë më kritike, apelon qytetarët të rrinë në shtëpi, ta mbajnë pastërtinë dhe distancën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë vizitës në komunën e Ferizajt tha se sektori i shëndetësisë publike në vend nuk është në nivelin e kënaqshëm, prandaj duhet të punohet më shumë në parandalimin e pandemisë COVID-19, sesa në shërim, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që gjatë këtij muaji kritik të rrinë në shtëpi, të mbajnë pastërtinë dhe ta mbajnë distancën.

Kurti tha se javët në vijim janë kritike dhe të gjithë duhet maksimalisht të përqendrohen në tri udhëzime që janë të thjeshta, por vendimtare.

“Pra rrini në shtëpi, rrini të pastër dhe rrini në distancë.  Sektori i shëndetësisë publike në Kosovë nuk është i nivelit të kënaqshëm. Andaj neve na nevojitet të llogarisim pakrahasimisht më shumë në parandalim sesa në shërim. Ju bëj thirrje qytetarëve që pavarësisht motit të mirë në muajin prill të respektojmë vendimet e qeverisë në detyrë dhe udhëzimet e ekspertëve mjekësor…”, tha Kurti.


Kurti pas takimit me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu tha se është njoftuar me punën në këtë komunë, ndërsa tha se masat e ndërmarra kanë ndikuar që numri i të infektuarve të jetë i vogël.

Ai tha se masat e tilla duhet të vazhdojnë në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Qeverinë në detyrë që lakorja e shpërndarjes së CODID-19 edhe të s’postohet në kohë dhe të zbutet në intensitet.

Kurti tha se u njoftua për gjendjen në Spitalin regjional në Ferizaj, për punën në qendrat e mjekësisë familjare si dhe për angazhimin e kryetarit të komunës në mënyrë që kujdesi për shëndetin e qytetarëve të Ferizajt të mos e lë pas dore edhe shëndetin e ekonomisë së Ferizajt që është aq i rëndësishëm për Kosovën.

Kryeministri në detyrë bëri të ditur se Qeveria në detyrë ka aprovuar një masë shumë të rëndësishme në formën e një pakoje fiskale emergjente ku kujdeset për ata që janë më në nevojë, për ata që punojnë dhe për bizneset.

Ai tha se në kuadër të masave në këtë pako kanë paraparë ndihmë edhe për komunat, ndërmarrjet publike, bujqësinë, kulturën, rininë e sportit në mënyrë që të mos humbin normalitetin e jetesës.

Ndërsa, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se e ka njoftuar kryeministrinë me punën që po bëjnë në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ai tha se regjioni i Ferizajt është me numrin më të vogël të të infektuarve në Kosovë.

Sipas tij, kjo komunë do të vazhdojë të marrë masa shtesë deri të konstatojnë se rreziku nga pandemia ka ikur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Siguri
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori