Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në rrjetin social ‘Facebook’ ju bëri thirrje qytetarëve të Kumanovës por edhe të vendeve tjera t’i respektojnë masat dhe nëse bëhet kjo, për çdo ditë afrohemi më afër qëllimi të cilin e kemi, parandalimin e coronavirusit.
Ai thotë se po ndërmerren të gjitha masat dhe se vetëm për 10 ditë, prej 20 marsit deri më 1 prill, përmes masave dhe iniciativave të Qeverisë, në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë, në Qendrën e Shëndetit Publik në këtë qytet janë dorëzuar 2.450 maska, 22.000 doreza, 300 mantilë, 60 skafandra, 1.000 mbathje dhe 20 syza mbrojtëse, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Për përforcim të kapaciteteve të personelit mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë janë dërguar nga një mjek nga Shtipi dhe Shkupi, të cilët e udhëheqin punën në repartin infektiv në spitalin e Kumanovës. Është sjellë vendim për rritjen e personelit mjekësor dhe mjekëve të cilët punojnë jashtë Kumanovës që të kthehen në punë në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë”, thotë Spasovski.
Me iniciativë të Ministrisë së Shëndetësisë, siç thekson kryeministri, janë zbatuar trajnime të teknikëve medicinalë në Kumanovë sipas rekomandimeve të OBSH-së për veprim me pacientë të sëmurë nga Kovid-19. Shërbimi për ndihmë urgjente mjekësore në Kumanovë mori automjet i cili është i pajisur dhe është vendosur në përdorim për situatë kur qytetit do t’i nevojitet më së shumti.
“Këto intervenime për përforcim të resurseve profesionale në kapacitetet shëndetësore në Kumanovë janë vazhdimësi e mbështetjes së vazhdueshme dhe investimeve në këtë drejtim që nga viti 2017. Në korrik të vitit të kaluar është lëshuar në përdorim Qendra Urgjente e sapondërtuar në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm në Kumanovë, ndërsa këtë vit në janar u hap ambulantë e disperzuar logopedike në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë. Mjekët dhe të gjithë punonjësit tjerë shëndetësorë në asnjë moment nuk hoqën dorë. Ta ndjekim shembullin e tyre, tua japim mbështetjen tonë. Është vështirë. Asnjëherë deri më tani nuk jemi përballur me këtë izolim social dhe fizik, por me secilin ditë të re bëhemi edhe më të fuqishëm dhe më të mbrojtur. Tani është momenti kur duhet edhe më shumë të lidhemi në betejën e përbashkët kundër kërcënimit të virusit. Të bëjmë që të gjithë bashkë më shpejtë të vijë dita kur të gjithë këtë do ta lëmë pas nesh”, shkroi Oliver Spasovski./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBritania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti